• Janez Jansa, Janez Jansa, Janez Jansa
Janez Jansa, Janez Jansa, Janez Jansa
NAME Readymade

Prezentim dhe ligjeratë

E Shtunë, 24 Prill 2010, ora 20:00

Secili ka një emër. Jo vetëm emër, por zakonisht ka emrin e parë dhe mbiemrin, të cilat tok përbëjnë emrin personal. E ç'është emri personal? Çfarë është roli i tij në shoqëri? Emri personal është një etiketë konvencionale e përdorur prej njerëzve për t'a dalluar një subjekt specifik prej tjetrit. Emri është diçka që ia prezanton individin një mjedisi publik. "Të lutem prezantohu" në fakt domethënë "Te lutem ma thuaj emrin".
Por, sa personal është një emër personal nëse ka kryesisht një funksion publik? Në çfarë mënyre mundet një emër të vazhdojë të quhet emër i parë dhe mbiemër nëse individi e ka përvetësuar atë në mënyrë arbitrare?

Çka ndodhë kur emri personal i një figure publike papritur shumëzohet dhe fillon e paraqitet - në vend dhe ndërkombëtarisht - në kontekste të tjera prej atij burimor? Cila është domethënia e një emri personal - në kuptimin e imazhit - në një shoqëri bashkëkohore neoliberale? Çka domethënë për një figure publike t'i coj duart prej imazhit të tij të pjekur dhe ta vazhdojë karrierën me një emër të ri? Në gjuhën e marketingut: a është'vetëvrasje" ose a mund të quhet gjest strategjik (paradoksal) i "zhdukjes së dukshme"? A çon shumëzimi i emrit personal si shënjues, drejt zhdukjes së references burimore apo më parë i kontribuon popullaritetit dhe shpërndarjes së emrit? Si mundet shumëzimi i një emri personal ta bëj jostabil komunikimin për shkak të "efektit të penetrimit ilegal" që e ka ndaj një sistemi identifikues unik?

Cilat kundërshti, paradokse, tendosje dhe çështje ligjore dalin në plan të parë kur kërkohen dokumente të vlefshme identifikimi - nga specialistë arti - artefakte inovative, forma të reja të gatshme?

Readymade është ligjeratë/prezantim rreth gjestit të "ndërrimit të emrit" të tre artistëve sllovenë, të cilët në vitin 2007, zyrtarisht - me gjithë dokumentet dhe vulat e nevojshme - i ndërruan emrat e vetë me atë të kryeministrit të atëhershëm slloven Janez Jansha. Prej atëherë, e gjithë puna e tyre nënshkruhet me këtë emër; të gjitha punët e tyre private dhe publike bëhen nën këtë emër.

Gjatë ligjeratës, Janez Jansa do t'ju shpjerrë nëpër një sërë aksionesh artistike, politike, administrative dhe të medias, që u bënë nga tre artistët, me përqendrim të veçantë në ekspozitën personale të tyre të quajtur NAME Readymade, në të cilën të gjitha dokumentet e tyre personale (pasaportat, lejet e njoftimit, kartat e kreditit dhe të bankës ...) ekspozohen publikisht.

"Kur tre artistët ndërruan emrat në Janez Jansha, ata në të vërtetë e përvetësuan një qëndrim kritik ndaj shtetit. Për qeverinë sllovene, në të cilën deri vonë dukej se të gjitha pozitat ishin zënë nga një person i vetëm - Janez Jansha. (...) Me shumëzimin e emrit të Janez Janshës, nëpërmjet këtij aksioni specifik, funksioni i kryeministrit u vu,në një pozitë të ngjashme sikur kanaqet e supës Campbell në punët e Andy Warholit." (Zdenka Badovinac, NAME Readymade), tetor 2008)

"Shfrytëzimi i dokumentave personal si artikuj ekspozite padyshim parqet një rast të ndërmjetësisë; i hulumton kufij të caktuar. Është situate ndërmjetsëse për shkak se nuk është e qartë nëse shfrytëzimi i tillë i dokumentave i respekton të drejtat që fitohen me lëshimin e dokumentave të tillë. Nuk bën t'i djegësh dokumentat, meqë kjo paraqet veprim kriminal, por ç'do me thënë përdorimi i dokumentave për qëllime artistike?" (Lev Kreft, NAME Readymade), Intervistë me J. Janshën, J. Janshën dhe J. Janshën, NAME Readymad), tetor 2008)

Leximet e rekomanduara:

Janez Jansha | intervistë
Intervistë me J. Janshën, J. Janshën dhe J. Janshën nga Alessandro Ludovico
http://www.aksioma.org/name/press/interview_ludov.pdf

NAME as Readymade
Intervistë me J. Janshën, J. Janshën dhe J. Janshën nga Lev Kreft
www.aksioma.org/interview_kreft.html

NAME Readymade
Muzeu i Artit Modern Lubjanë, tetor. 2008
www.aksioma.org/name_book

Ligjerata/Prezantimi NAME Readymade është paraqitur edhe në:

Location One, Nju Jork, maj 2009
MNAC - Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor, Bukuresht, mars 2009
PSI - Konferencën Ndërkombëtare të Arteve Performuese, Zagreb, korrik 2009
Fabryka Trzciny, Varshavë, tetor 2009
Atelier Real, Lisbonë, nëntor 2009
Festivali Amber '09, Stamboll, nëntor 2009
TheatreWorks / 72-13, Singapur, janar 2010
Art Laboratory Berlin, Berlin, shkurt 2010

Kontakti:
Aksioma - Instituuti për Art Bashkëkohor, Lubjanë
Neubergerjeva 25, SI-1000 Ljubljana, Slovenia
gsm: +386 41 250830
e-mail: aksioma4@siol.net
www.aksioma.org

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Rr. Zija Prishtina p.n.
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel.: +381-(0)38-222-576
Fax: +381-(0)38-544-472
info@stacion.org
www.stacion.org

NAME Readymade në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është prodhuar nga Aksioma - Instituti për Art Bashkëkohor, Lubjanë, mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Sllovenisë dhe Bashkia e Lubjanës, Instituti GAP dhe DZG.