Kutia sllovene
Shpalosja e arkivit të Neue Slowenische Kunst
Punë kuratoriale nga Michele Drascek
Hapja: 18 Dhjetor 2012, ora 19:00
18 Dhjetor 2012 – 26 Janar 2013
“Në vitet 1980, arti dhe kultura ishin fundamentale për ndryshimin politik dhe social të Sllovenisë gjatë dy dekadave të fundit të mileniumit të dytë.”
Në këtë kohë, rol udhëheqës dhe radikal kishte organizata, komplekse dhe shumë fytyrëshe, Neue Slowenische Kunst (Arti i Ri Slloven), impakti i së cilës u zgjerua përtej skenës së subkulturës të viteve 1980 të Sllovenisë, dhe u përhap në gjithë Europën Lindore, e edhe më larg.
Duke treguar arkivin e tyre, ne i japim mundësi publikut që të përjetojn ndjenjat kolektive, që u sollën në Mbretërinë e Bashkuar. Ndjenja, që inspiruan publikun dhe provokuan skenën kulturore gjatë atyre viteve. Ne do ta bëjmë këtë duke treguar imazhe të gjërave me rëndësi nga arkiva Neue Slowenische Kunst në Slloveni si dhe arkivin e regjisorit David Gothard në Londër. Në fakt, në 1980-tat, Gothard ishte duke e zbuluar kulturën bashkëkohore në Jugosllavi, dhe njëkohësisht e solli vëmendjën e publikut të Londrës për këtë dukuri.
Isha në Londër, kur unë rastisa tek një kuti me material nga Sllovenia prej dy viteve më parë. Rishfaqja e arkivës sllovene në Londër, filloi me takimin me David Gothard. Duke e ditur se unë jetoj në Ljubljanë, ai ndau kujtimet e tij për Slloveninë. Gjatë bisedave të gjata, ne zbuluam lidhjet ndërmjet Londrës dhe Ljubljanës. Pastaj, Gothard më tregoi për një kuti të etiketuar “Kutia Sllovene”. Ne planifikuam të organizojmë dhe të fusim në dosje kutinë e tij, e cila përmbante më së shumti gjëra të Neue Slowenische Kunst gjatë viteve të 80. Hulumtimi që pasoi, e bëri më të kuptushëm përmbajtjën e “Kutisë Sllovene”. Ngadalë ne vazhduam duke zbuluar, dhe prezentuar tregime nga historia e Neue Slownische Kunst.
Hulumtimi u zhvillua në Ljubljanë, me punë në terren, ku shumica e arkivës së Neue Slowenische Kunst gjindet. Kur takova Ivan Novak, një anëtar të Laibach, unë sigurova qasje për arkivën e Laibach Kunst, tek Qendra Ndërkombëtare MGLC për art grafik. Arkiva e IRWIN u gjind tek Akademia AVA e arteve visuele, ku anëtari Miran Mohar dhe drejtori i akademisë Pepi Sekulich më dhanë mundësinë që të kërkoj. Nga ky moment unë kam mbledh shumë material të ri, që e pasuruan arkivën. Të kordinuar me Darko Pokorn kërkimi për “New Collectivism” (Kolektivizmi i ri) ndodhi në studion e tij, ku arkivi ishte i sistematizuar. Unë arrita të gjej informata edhe më tej lidhur me Teatrin “Scipion Nasice Sisters” gjatë takimeve intensive me Dragan Živadinov, në studion e tij apo në Galerinë e Arteve Moderne.
Ndërtimi i rrjetit të lidhjeve mes ish-anëtarëve të Neue Slowenische Kunst zgjeroi njohuritë dhe të kuptuarit për ngjarje të kaluara. Prioritet ishte definimi dhe klasifikimi i arkivit. Por kurimi i arkivës mundësoi transformimin nga një detyrë për të mbledh gjëra, tek zbulimi dhe ndërtimi i një trupi të njohurisë. Kështu, arkivi u ekspozua në Londër, tek Chelsea Space . Ishte një fillim i suksesshëm i ngjarjeve për Neue Slowenische Kunst, që krijoj entuziazëm për kolektivin, dhe prezencën e vet të fuqishme në skenën politike dhe kulturore gjatë të tetëdhjetave.
Ekspozimi i arkivave ndihmon gjithë palëvë të përfshira – artistëve, arkivistëve, kuratorëve, publicistëve – në mënyrë që, të ri-përcaktojmë domethënien e bashkëkohorës. Pikërisht kjo ndodhi në Londër.
Pasi që secili vend është specifik, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, përfaqëson thirrje dhe një sfidë të re për arkivën e Neue Slowenische Kunst. Në Prishtinën posacërisht të dashur për David Gothard, arkivi njofton kulturë dhe politikë të re, dhe mund të sjell interpretime dhe pytje të ndryshme.
“Kutia Sllovene” është rikthyer në jetë, dhe flet me zë të lartë.