• Leximi mbarëbotëror i poezive dhe punëve në prozë të autorit Liu Xiaboo
Lexim mbarëbotëtor i poezive dhe punëve në  prozë të autorit Liu Xiaobo

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “International literature festival Berlin” (ilb) i ka ba thirrje institucioneve kulturore, shkollave, radio stacioneve dhe të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në leximin mbarëbotëror të punëve në poezi dhe prozë të autorit Kinez Liu Xiaobo, laureatit të çmimit Nobel për Paqe të vitit 2010.


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në bashkëpunim me Dit' e Nat' kafe-librari, është pjesë e këtijë apeli mbarëbotëtor dhe organizon leximin e poezive dhe punëve në prozë të autorit Kinez Liu Xiaobo.
Në këtë ngjarje do të lexohet Karta 08 dhe poezitë e Liu Xiaobo.


Vendi: Dit' e Nat' cafe-library,
Data dhe koha: 20
Mars 2012, ora 20:30

Tekstet do të lexohen nga Rozafa Basha, Valon Murati, Genc Salihu, Fahredin Shehu dhe Dafina Zherka.

Para tri viteve, Liu është marrë nga shtëpia e tijë në Pekin dhe është arrestuar. Ai priti më shumë se 12 muaj që ti shpallet aktgjykimi formal – 11 vjet burg për “nxitje të përmbysjës së pushtetit shtetëor”. Pas shpalljes së lajmit për dhënien e çmimit Nobel të Paqës Liut, autoritetet Kineze vendosin gruan e tij, Liu Xia, një poete dhe fotografe, në burg të rrept shtëpiak. Me 18 tetor 2010, ajo u zhduk nga sfera publike e private dhe sot e kësaj dite askush nuk mundet të kontaktoj me atë, qoftë nëpërmjet telefonit tokësor, mobil apo internet.

Liu Xiaobo është burgosur tri herë para burgosjes së fundit të tij në vitin 2008. Deri sa ishte duke u “ri-edukuar nëpërmjet punës” ndërmjet viteve 1996 dhe 1999, ai shkroi shumë poezi në burg, të gjitha të përkushtuara gruas së tij Liu Xia. Kur ishte i ri, Liu lexoi libra mbi filozofinë dhe letërsinë Kineze dhe perëndimore dhe kjo përvojë ka ndikuar shumë në shkrimin e tij. Që nga Konfuçi e deri tek Kanti, nga Sima Qian e deri tek Van Gogu ose Jezusi, për të riun Liu Xiaobo, dija nuk kishte kufi. Si një shkrimtar produktiv, shkrimet e tij kanë ndikuar në gjeneratat e të rinjve Kinez që nga 1980tat. Kur librat dhe artikujt e tij janë ndaluar dhe cenzoruar në shtetin Kinez, ai filloi ti dërgoj shkrimet e tij përmes internetit web faqeve Kineze jashtë shtetit. Librat e tij janë botuar në Hong Kong, Taiwan, dhe në ShBA. Stili bombastik dhe lirik i Liut, i dukshëm për kritikë të ashpër dhe ironi depërtuese, është “qetësuar” në vitet e fundit dhe është shndërruar në prozë më të thellë dhe objektive. Ai ndërroi rrolin e tij nga aktivist rebel në një vëzhgues dhe analist.

Duke e imituar Kartën 77 të Çekosllovakisë, Liu Xiaobo dhe kolegët e tij kinez kanë zgjedhur rrugën racionale dhe paqësore që ti shprehin shqetësimet e tyre për të zhvillimin e Kinës në të ardhmen nëpërmjet manifestit të tyre, Kartës 08. Liria, barazia, drejtësia dhe të drejtat njerëzore janë vlera universale, standard në shoqërinë moderne dhe aspak në kundërshtim me retorikën zyrtare të qeverisë kineze, e cila propagandon sundimin e ligjit në Kinë. Si në kushtetutën Kineze ashtu dhe nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare që qeveria Kineze kishte nënshkruar, ekziston një garantim të lirisë së fjalës, lirisë së tubimit dhe publikimit. Kështu, akuza që Liu ishte duke “nxitur përmbytje të pushtetit shtetëror” është një marre dhe shuplakë fytyrës për Kinën.

Në fakt, më shumë se 800 artikuj të shkruar nga Liu në dhjetë vitet e fundit tregojnë pikërisht të kundërtën. Në librin e tij, Zgjimi Civil, Fillimi i Kinës së Lirë, të publikuar në vitin 2005, Liu ka shpjeguar që reforma në Kinë është nga poshtë-lart e jo nga lart-poshtë; pra nuk fillon nga qeveria por nga momentumi real i reformës i filluar nga shoqëria civile, ndërmjet njerëzve në nivelin bazë. Konfrontimi i vazhdueshëm ndërmjet qytetarëve të thjeshtë, fshatarëve, punëtorëve dhe forcave zyrtare, kanë zgjuar vetëdijen e popullit Kinez, që tani ata të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre thelbësore. Siç thotë Liu: “Procesi i ngadalshëm dhe progresiv i ndryshimit nuk mundet të arrihet nëpërmjet kërkesave radikale të qeveris të rimodeloj tërë shoqërinë. Tendenca momentale është që ndryshimet e vetë-filluara në shoqëri ngadalë do të shtyjnë regjimit të lëvizin kah ndryshimi.

Liu Xiaobo nuk është vetëm luftëtar për demokraci dhe lirinë e fjalës, por dhe një humanist i përulur. Kjo është arsyeja përse regjimi Kinez nuk e tolerojnë atë, sepse jo vetëm që ai kërkon një të ardhme të reformuar dhe demokratike për Kinën, ai po ashtu kërkon dhe ri-ekzaminimin e historisë Kineze dhe fundin e diktaturës një partiake Kineze. Ai me të vërtet prek thelbin e projektit, që është arsyeja që Partia Komuniste e Kinës i frikësohet atij dhe preferon ta mbajë këtë ngatërrestar prapa grilave.

Qëllimi i leximit mbarë-botëtor është ti përhap veprat e Liu Xiaobos me spektrin më të gjerë të lexuesve, ta përkujtoj botën që një humanist, luftëtar i lirisë, një shkrimtar i shkëlqyer dhe fitues i çmimit Nobel për Paqë ende gjendet në burgun Kinez dhe të shpreh protestë kundër kësaj.
Festivali ndërkombëtar i Berlinit dërgoi thirrje për një lexim mbarë-botëror me 20 Mars 2012, përvjetorin e rrenës politike, me lexim të prozës dhe lirikës të Liu Xiaobos. Rreth 100 institucione, duke përfshirë radio stacione dhe kanale televizive janë pjesë e këtij leximi mbarë-botëror nga të gjitha kontinentet.

Këtë kërkesë deri më tani e kanë nënshkruar Héctor Abad (Kolumbi), Kwame Anthony Appiah (ShBA), Amir Hassan Cheheltan (Iran), Noam Chomsky (ShBA), Bei Dao (Kinë), Ariel Dorfman (Kili), Péter Esterházy (Hungari), Aminatta Forna (MeB, Sierra Leone), Juan Goytisolo (Spanjë/ Maroko), Herta Muller (Rumani/Gjermani), Amos Oz (Izrael), Laura Restrepo (Kolumbi), Henrietta Rose-Innes (Afrik e Jugut), Salman Rushdie (Indi/ ShBA), Tomaz Salamun (Sllobeni), Peter Schneider (Gjermano), Sjón (Islandë), Janne Teller (Danimarkë), Dubravka Ugresic (Kroaci/Holandë), Anne Waldman(ShBA) dhe shumë shkrimtarë nga të gjitha kontinentet.

Tekstet që do të lexohen në këtë lexim mbarë-botëror janë të gatshme në gjuhët Kineze, Japoneze, Koreane, Angleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Spanjolle dhe Shqipe.