Ana Čigon
Recording
24 Shtator 2014 – 25 Tetor 2014
Hapja: 24 Shtator 2014, 20:00
Kontribut artistik nga Qëndresë Deda dhe Dardan Zhegrova
Intervista me: Linda Gusia, Majlinda Hoxha, Vjollca Krasniqi, Erëmirë Krasniqi, Lura Limani, Nita Luci, Hana Qena dhe Vesa Qena
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor prezanton Recording me Ana Čigon. Recording bazohet në një projekt hulumtues artistik në zhvillim e sipër, i cili kap momentin e trajektorës së hulumtimit në temat që formojnë strukturat shoqërore. Recording është pjesë e punës artistike të vazhdueshme të Ana Čigon që synon të konceptualizojë dhe të realizoj një seri të punëve që kanë në qendër feminzimin dhe strukturat e shoqërisë në kushte të pabarazisë gjinore.
Monumentet në hapësirë publike zakonisht përfaqësojnë një vepër, një individ apo një ngjarje që është me rëndësi për publikun, të cilat janë të lidhura me një kontekst të caktuar kohor dhe gjeografik. Marrëdhëniet e pushtetit ndryshojnë nëpër kontekste, dhe monumetet ende mund të veprojnë si agjentë që nxisin struktura shoqërore të caktuara, duke krijuar modele për të ndjekur, duke krijuar hapësirë për të zhvilluar marrëdhënie të reja të pushtetit, si dhe për të sfiduar të vjetrat, apo për të ruajtur struktura tradicionale shoqërore, si është në rastin e riprodhimit të marrëdhënieve gjinore.
Recording përmes intervistave për tema feministe në Prishtinë, synon ti dokumentoj faktorët që determinuan mungesën e përfasqesimit të grave në monumete, për të vë në pyetje monumentin si ndërmarrje që krijon hapësirë ku mund të diskutohet për mënyra gjithpërfshirëse dhe mënyrën egalitare për të kujtuar dhe mbajtur në mend të kaluarën, por edhe të tentohet të analizohet impakti më i gjërë që kanë këto marrëdhënie shoqërore tani dhe që do ta kenë në të ardhmën.
Ana Čigon, në deklaratën e saj për ekspozitën ka shkruar: “Nëse (hi)stori(e)të e grupeve të margjinalizuara heshten, dhe (hi)stori(e)të që kanë vizibilitet nuk vëhen në pyetje, rezultati gjithnjë do të jëtë një ndjenjë çorientuese për raelitetin. Një status quo që krijon platformë i cila u jep grupeve të caktuara shtytje për në pozitat e larta ndërsa i shtyp grupet e tjera në harresë, e gjitha e shoqëruar me një ndjenjë mashtruese të drejtësisë dhe normalitetit.”
Ana Čigon ka përfunduar studimet në pikturë dhe studimet post-diplomike në Video në Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizijn Ljubljanë. Ajo po ashtu ka magjisturar në Interface Cultures në Kunstuniversität Linz në Austri. Ajo kryesisht punon me video, performanc dhe media të reja. Në projektet e saja të fundit artistike, ajo merret me tema feministe, duke u fokusuar në mungesën e përfaqësimit të grave rreth botës, dhe rëndësine e rivlerësimit të historisë së artit.
‘Recording’ me Ana Čigon është pjesë e AiR Stacion, programi i artistëve në residencë i themeluar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina përmes AiR Stacion ka krijuar një platformë të re e cila synon të forcojë dhe të intensifikojë një bashkëpunim dhe të shkëmbej përvoja me institucione ndërkombëtare, artist, kurator dhe shkrimtare, duke krijuar një rrjedhë të përmbajtjës kritike, dijës dhe informatave.
Kjo rrjedhë e përmbajtjës dhe shkëmbimit ndërkombëtar, nga pikëpamja Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina shihët si një mekanizëm i rëndësishëm që mund ta avancoj praktikën e artit bashkëkohor në Kosovë, rolin dhe pozitën e saj në shoqërinë Kosovare dhe kontekstin ndërkombëtar.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë përmes AiR Stacion krijon kushte për artist, arkitekt, kuratorë, shkrimtarë, që të punojnë dhe zhvillojnë hulumtimet e tyre të cilat janë të bazuara në Kosovë. Mundësia për të qëndruar dhe për të pasur strukturat mbështetëse gjatë punës në zhvillim e sipër të projektve të selektuara, të propozuara nga artist, arkitekt, kuratorë, shkrimtarë ndërkombëtar në Prishtinë paraqet një mundësi të re jo vetëm për artist, arkitekt, kuratorë e shkrimtarë por edhe për publikun Kosovar.
Në vitin 2013 Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka arritur marrëveshjen me Galerinë e Qytetit të Ljubljanës për një bashkëpunim afatgjatë e cila do të mundësoj shkëmbime rezidenciale për artsitët Kosovar dhe Slloven në AiR Stacion në Prishtinë dhe CC Tobačna 001 në Ljubljanë.
Procesi seleksionues për programin shkëmbyes në 2014 ka qenë e bazuar në procesin hulumtues të institucioneve përkatëse. Shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Galerisë së Qytetit të Ljubljanës është e bazuar në ambiciet e të dy institucionve për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekzistues në mes të institucioneve, artistëve, kuratorëve dhe në pikëpamjet të cilat i shohin këto mundësi për artist si mundësi të rëndësishme për punën e tyre.
‘Recording’ me Ana Čigon në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë përkrahet nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Ambasada e Republikës së Sllovenisë Prishtinë, X-print, Ujë Rugove dhe DZG.