• Regjistrimi dhe Kushtet e Përgjithshme

Regjistrimi nënkupton pranimin e Kushteve për Pjesëmarrje.

SSAS është e dizajnuar për student të arteve vizuele, student të historisë së artit dhe studimet kuratoriale, dizajni i skenografisë dhe filmit, artistët, kuratorët dhe çdokënd të interesuar në art, arkitekturë dhe edukim në art.

Gjuha e ligjeratave dhe diskutimeve është gjuha angleze.

Pagesa për Pjesëmarrje: 
Pagesa për pjesëmarrje kryhet pas regjistrimit të sukseshëm në kurs përmes konfirmimit të shkruar nga SSAS. Pagesa nuk përfshinë shpenzimet e materialeve të nevojshme individuale, honorar, ekskurzionet apo shpenzimet e udhëtimeve. Pranimi perfundimtar në kurs do të konfirmohet vetëm pas konfirmimit të pagesës për pjesëmarrje.

SSAS 2017 ndan Bursa të plota.

Anulimi:
Në rast të anulimit të SSAS para dates 23 Qershor 2017 do të bëhet kthimi plotë i pageses. Anulimi pas kësaj date nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të behët kthimi i plotë i pagesës.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, AVA dhe SSAS nuk janë përgjegjës për ndonjë aksident, vjedhje apo ndonjë dëmtim tjetër eventual gjatë kursit.

Mbrojtja e të Dhënave:
Ne nuk do të përdorim të dhënat e juaja personale në asnjë mënyrë përpos për regjistrim në SSAS. 

Ju e jepni pëlqimin që secila fotografi që bëhet gjatë SSAS mund të publikohet dhe shfrytëzohet për marrëdhënie me publikun.