Salon de Fleurus
3 Korik 2016 – 7 Shtator 2016
Hapja: E Dielë, 3 Korrik 2016 ora 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, rr. Mark Isaku
Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj Salon de Fleurus.
Salon de Fleurus është një punë arti, rindërtim bashkohor i sallonit Parisien të Gertrude Stein që ka ekzistuar në 27 rue de Fleurus, ndërmjet viteve 1904-34. Është një punë që shfaqë dhe i referohet historisë së fillimit të artit modern, përmes një prej vendeve të para të tubimeve, për zhvillimin e artistëve të rinjë si Henri Matisse, Pablo Picasso dhe vetë Stein.
Ishte Salloni i Stein, ku pikturat nga Cezanne, Matisse dhe Picasso, janë parë për herë të parë të ekspozuara së bashku, nga kolegët e saj dhe ekspertët transatlantik të artit, të cilët përhapën fjalën në vendet e tyre, duke krijuar përfundimisht tregimin amerikan të artit modern evropian, të njohur sot.
Përmes pikturave të riprodhuara, të ekspozuara brenda një enterieri të konstruktuar, në një kontekst të caktuar, Salon de Fleurus në Stacion – Qendra për Art Bashkohor Prishtinë, shtron pyetjen ku, pse dhe si tregimet e caktuara të artit modern e kanë origjinën nga struktura e sallonit që fillimisht i ka kanonizuar ato. Këto kopje mbase janë më të rëndësishme dhe na tregojnë më shumë për historinë se sa vetë punët origjinale, duke thurur fiksionin në histori dhe duke lënë hapësirë për të parashikuar dhe rikonsideruar të kaluarën. Kur dikush shikon në një punë të Picassos këtu, është duke e parë Picasson përmes syrit të Stein.
Nga viti 1992 deri në 2014 Salon de Fleurus ka ekzistuar si sallon gjysëm privat në Manhattan-in e poshtëm. Që nga ajo kohë është shfaqur në fragmente, në Beirut, Paris dhe Los Angeles, dhe tani do të qarkullojë si projekt i plotë, përmes Independent Curators International (ICI). Ekspozita përfshin riprodhime te pikturave si dhe një periudhë historike të Stein dhe rrethit të saj, si një skriptë për një “doorman” ose një vëzhgues të galerisë që është edhe menyra me e mirë për të evokuar tregimin e Salonit tek vizitorët. Përveç kësaj, një gazetë e dizajnuar nga Garrick Gott, që përfshinë shtypin dhe imazhet nga historia njëzetë vjeçare e Sallonit, si dhe ese dhe intervista të reja, do të jenë në dispozicion për të plotësuar ekspozitën. Hapësirat e artit janë të ftuara të bëjnë mbledhjen e detajeve lokale, si mobiljet, literaturen, dekorimet dhe objekte që më tej kanë të bëjnë me modernitetin e hershëm, si dhe të organizojnë, lexime, biseda, shfaqje dhe ngjarje që e përdorin sallonin si forum për të diskutuar naracionet divergjente historike të artit.
Salon de Fleurus është një ekspozitë në lëvizje e organizuar nga Salon de Fleurus dhe Independent Curators International (ICI), New York. Ekspozita dhe turneu janë bërë të mundshme nga The Fine Art Dealers Association (FADA), dhe me përkrahjen bujare nga ICI’s International Forum dhe ICI Board of Trustees.
Salon de Fleurus në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është organizuar në ndërlidhje me Shkollën Verore si Shkollë (SSAS) 2016. SSAS është projekt nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, iniciuar në bashkëpunim me The Academy for Visual Arts (AVA), Ljubljana.
SSAS 2016 është implementuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në partneritet me AVA, Ljubljana, Independent Curators International (ICI), Nju Jork, press to exit, Shkup, and ArsAevi, Sarajevë.
Përkrahësit kryesorë të SSAS 2016 janë: ERSTE Foundation, The Austrian Federal Chancellery, Trust for Mutual Understanding, Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës dhe RIT Kosovë.
SSAS 2016 përkrahet edhe nga: Culture for All – Phase III, Komuna e Prishtinës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Independent Curators International, Friedrich-Ebert-Stiftung, Ministia e Diasporës e Republikës së Kosovës, Ambasada e Austrisë në Prishtinë, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë, Ambasada e Francës në Prishtinë,
Youth Initiative for Human Rights Office in Belgrade, AMM, X-Print dhe DZG.