• Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit
Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit

Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit
Koh Nguang How

9/8/2019 – 9/9/2019
Hapja: E premte, 9 gusht 2019 në 19:00

Orari i Hapjes
Martë - Premte, 16:00 - 18:00

Adresa: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor ne Prishtine ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën "Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit" nga Koh Nguang How.

Projekti i Arkivit të Artit të Singaporit (SAAP) është një punë specifike për vendin, e konceptuar për herë të parë në 1999 në shtëpinë e Koh Nguang How dhe që mori emërtimin në 2005 në p-10 (hapësirë e drejtuar nga artistët). Meqenëse termi "arkiv" zakonisht i referohet një vendi ose institucioni dhe "arkivat" janë materialet në koleksionin e tij, atëherë SAAP pretendon / vepron si një arkiv i lidhur me artin në Singapor dhe lidhjet e tij më të gjera ndërkombëtare.

Bazuar në punën e tij në Galerinë Kombëtare të Singaporit në fund të viteve 1980, Koh u takua me shumë artistë, të cilët ishin gjithashtu "koleksionistë" dhe "arkivistë" të artit jetë - shkurtë. Artistët gjithashtu kanë vëllim të madh të veprave të tyre të artit, të shënimeve personale dhe artikujve që lidhen me praktikën ose interesat e tyre. Megjithatë, jo çdo artist do të kishte një vend në historinë e vendeve të tyre ose koleksioneve kombëtare. Në realitet, shumë artistëve nuk u intereson shumë që të jenë pjesë e historive ose koleksioneve zyrtare të artit, por shumica e tyre janë. Megjithatë, shumë artistë dhe anëtarët e tyre të familjes pritën shumë gjatë për të organizuar "koleksionet" e tyre, disa nga njohuritë e tyre humbën kur mbledhësit (artistët) dhe trashëgimtarët na lanë pa identifikuar më mirë apo në mënyrë të duhur ato materiale.

Projekti i Arkivit të Arteve në Singapor (SAAP) merret me mungesën e një arkivi të duhur arti në Singapor. SAAP gjithashtu u shërbeu nevojave të njerëzve që kërkojnë materiale referuese kur nuk janë në turne ose ekspozita.

Koleksioni për Projektin e Arkivit të Artit në Singapor filloi me prerje të gazetave (anglisht dhe kinezisht) kur Koh ishte student ri në kolegj në 1980 dhe i kërkohej për qëllime studimi. Githashtu, Koh ishte duke bërë art si subjekt (studiuar), kështu që natyrisht përqendrimi i tij ishte më shumë tek artikujt që lidhen me artin. Koh vazhdon të mbledhë, dokumentojë dhe arkivojë zhvillimet deri në ditët e sotme.

Koh Nguang How i lindur në Singapor, me 1963. Ai punoi në Galerinë e Artit të Muzeut Kombëtar si asistent kuratorial prej tetorit 1985 deri në janar 1992, që i ka sjell një ambient të mësimit për botën e artit. Praktika e tij artistike ka filluar me 1988 ku përfshihet fotografia, kolazhi, instalacioni, përformanca, dokumentimi, arkivimi dhe kurimi.

Ai është asocuar me kolektivin e artit The Artists Village prej themelimit në 1988, ku ka dokumentuar shumë prej artistëve dhe aktiviteteve të tyre.

Ai ka filluar ti ekspozoj arkivat e artit prej 1992 në “Javën e Përformancës” në Galerinë 21, Singapor; mandej me 2004 “ERRATA: faqe 71, pjata 47. Titulli i Imazhit. Ndryshim i vitit: 1950 në vitin: 1959; E raportuar me 2004 nga Koh Nguang How” në p-10, Singapor.

Ai ka nisur “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit” (SAAP) me 2005; pastaj ka prezentuar punë me tematika të ndryshme dhe ekspozita me SAAP. Duke prezentuar 30 vite të prerjeve të gazetës me punën “Artistët në lajme” gjatë Bienalës së tretë të Singaporit me 2011. Ai ka krijuar ekspozita nën projektin “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit @ Qendra për Art Bashkëkohor” gjatë rezidencës së tij në residencën inaguruesë NTU CCA në Gillman Barracks me 2014/2015. Ai ka prezentuar “Projekti i Arkivës së Artit të Singaporit” në programin ndërkombëtar shkëmbyes inaguruës, Qendra Kulturore e Azisë, Gwangju, Korea Jugore, me 2015/2016. Ai ka prezentuar “Arkivat TAV” në “SUNSHOWER: Arti Bashkëkohor nga Azia juglindore prej 1980 deri sot” në Qendrën Kombëtare të Artit, Tokio dhe Muzeu i Artit Aziatik me 2017.

Vende Arti nga Projekti i Arkivit të Arteve në Singapor me Koh Nguang How është pjesë e Programit Publik të Shkollës Verore si Shkollë 2019, mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Arteve në Singapor.

www.stacion.org