• Cultivating Connections: Open Class with Ana Dević
Klasë e hapur me Ana Dević
Kultivimi i lidhjeve: Klasë e hapur me Ana Dević
Master klasa 1: Arti dhe kujtesa në praktikat e përkujtimeve pas mizorive massive
E shtune, 19 tetor 2024, ora 18:00
Vendi: Biblioteka Hivzi Sylejmani, Qafa, UÇK 27-1, Prishtinë
Lokacioni në Google maps: https://maps.app.goo.gl/ZURNHi3ykJji1EHr6
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë Orën e Hapur me Ana Dević, pjesë e Master Klasës 1: Arti dhe kujtesa në praktikat e përkujtimeve pas mizorive masive.
Klasa e hapur synon të përfshijë publikun e gjerë në klasë me Ana Dević dhe të krijojë hapësirë për diskutim të mëtejshëm rreth çështjeve të trajtuara dhe diskutuara në Master klasën 1: Arti dhe kujtesa në praktikat e përkujtimeve pas mizorive masive, e cila është pjesë e projektit: Kultivimi i lidhjeve: Fuqizimi i të rinjëve përmes mësimit ndërkulturor për ndarjen e pushtetit, artin dhe kujtesën dhe konfliktin kulturor në sferën publike.
Klasa diskuton rolin që luajnë përkujtimet në ndërtimin e kujtesës kolektive në vendet e prekura nga dhuna ekstreme e luftës. Çfarë roli luajnë përkujtimet në ndërtimin e kujtesës kolektive në vendet e prekura nga dhuna ekstreme e luftës? Si e krijojnë ose pengojnë forma të ndryshme të përkujtimit kujtimin gjithëpërfshirës të së kaluarës së dhunshme? Çfarë ndodh, për shembull, kur një shtëpi e kulturës në një fshat bëhet një vend torture dhe ndalimi, dhe më pas braktiset, duke mbajtur gjurmët e dhunës ekstreme dhe duke dhënë vetëm kujtime traumatike?
Master klasa hulumton më tej se si kujtime të tilla mund të riintegrohen në jetën shoqërore përmes praktikave përkujtimore, duke u fokusuar disa vende të mizorive ekstreme të luftës në hapësirat post-jugosllave, dhe duke u fokusuar në aktivizmin e kujtesës artistike dhe performuese - vizualisht mbresëlënëse, gjithashtu mjetet virtuale të qasjes ndaj kujtesës, duke u fokusuar tek artistët dhe qytetarët-shikuesit si aktorë, në mobilizimet komunale dhe më gjerë dhe rëndësia në rikthimin e hapësirave të mizorive të luftës si vende gjithëpërfshirëse të kujtesës. Me fokusin specifik post-jugosllav, kursi do të vendoset në një kontekst krahasues, duke diskutuar pamjet konfliktuale të kujtesës së mizorive ekstreme në Evropë dhe gjetiu. Kjo klasë ka potencialin të frymëzojë ndryshime transformuese në të kuptuarit dhe qasjen tonë ndaj kujtesës dhe përkujtimit.
Dr Ana Dević është një sociologe historiko-politike, aktualisht një studiuese e lartë në Universitetin Aix-Marseille, ku ajo është duke kryer kërkime mbi përkujtimet alternative dhe artistike të dhunës kolektive në këndvështrime krahasuese. Ana mori doktoraturën e saj nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego dhe është profesoreshë e asociuar në Universitetin e Bolonjës.
Kultivimi i lidhjeve: Fuqizimi i të rinjve përmes mësimit ndërkulturor për ndarjen e pushtetit, artin dhe kujtesën dhe konfliktin kulturor në sferën publike është një projekt nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në partneritet me Qendrën Kulturore Rex, Beograd, mbështetur nga RYCO/ Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe Komunës së Prishtinës.