• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Mark Wigley: Ndërthurje
Mark Wigley në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Mërkurë, 19 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Mark Wigley, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Mark Wigley është Profesor i Arkitekturës dhe Dekan Nderi në Shkollën e Arkitekturës, Planifikimit dhe Mbrojtjes në Columbia University. Ai është një historian dhe teoricien, i cili hulumton ndërthurjen e arkitekturës, artit, filozofisë, kulturës dhe teknologjisë. Librat e tij përfshijnë, Derrida’s Haunt: The Architecture of Deconstruction; White Walls, Designer Dresses: The Fashioning of Modern Architecture; Constant's New Babylon: The Hyper-Architecture of Desire; dhe Buckminster Fuller Inc. - Architecture in the Age of Radio. Ai ka kuruar ekspozita në Museum of Modern Art, the Drawing Center, the Witte de With in Rotterdam, dhe në the Canadian Center for Architecture in Montreal. Në vitin 2016 ai ka bashkë-kuruar 3rd Istanbul Design Biennial me Beatriz Colomina rreth temës Are We Human? - The Design of the Species - 2 seconds, 2 days, 2 years, 200 Years, 200,000 years. Libri i tij më i fundit, i shkruar bashkë me Beatriz Colomina, është Are We Human? - Notes on an Archaeology of Design (Zurich: Lars Müller, 2016).

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.