Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpall edicionin e shtatë të Shkollës Verore si Shkollë.
Programi mbahet nga 8 - 21 gusht 2022.
Pranimimi i pjesëmarrjes do të shpallet jo më vonë se 18 korrik 2022.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 do të zhvillohet rreth kurseve të mbyllura, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programit të filmit shkollor, seanca DJ dhe ekspozita me artistë, shkrimtarë dhe studiues, duke përfshirë: Julieta Aranda, Yann Annicchiarico, Uresa Ahmeti, Sezgink Boynik, Course 12, Ty Carry, Daniel Cosentino, Miljana Dunđerin, Goran Djordjević, Martin Fritz, Albert Heta, Katja Kobolt, Sami Khatib, Victoria Owns, Laura Raicovich, Rebiswan, Bernhard Rüdiger, Boris Buden, Florina Jerliu, Michala Julinyova, Marianne Plano, Esther Leslie, Erlira Latifi, Barbie Lo, Besa Luzha, Nebojša Milikić, Suzana Milevska, Jelena Vesić, Vanessa Sins.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 për herë të parë përmban kurse dy javore, të angazhimit të rritun të përmbajtjes, pjesëmarrësve dhe udhëheqësve të programit akademik. Programi është dizajnuar si një program hibrid, që të përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe prani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.
Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike ndërkombëtare bashkëpunuese të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një kurrikulë ndërdisiplinare duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.
Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.
Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të edukimit dhe bashkëpunimit artistik.
Pas suksesit të arritur në këto vite të kaluara, Shkolla Verore si Shkollë këtë vit e ndërton agjendën e saj duke u mbështetur në perspektiva të ndryshme dhe përvoja që në teori dhe praktikë reflektojnë dhe sfidojnë historinë rajonale dhe lidhjen me artit, në kontekstin më të gjërë, me zhvillimet politike dhe shoqërore.
Nëpërmes situatave që i tejkalojnë kufijt normal, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Shkolla Verore si Shkollë tenton të ndërlidhë dijenin dhe (ri)pozicionojë kapacitetin e vendit dhe rajonit të Evropës Jug-Lindore në raport me koordinatat e saja ndërkombëtare dhe globale.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 përfshinë një program sfidues dhe frymëzues të kurseve, të organizuara nga 8 - 21 gusht 2022, duke kombinuar klasa të bazuara në teori dhe produksion.
Kursi 1: Animimi i elementeve: Ajri, Toka, Zjarri, Uji, Eteri
nga Esther Leslie
8 - 13 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 2: Shënime, modele dhe vizatime studimore si objekte kufitare
nga Bernhard Rüdiger dhe Yann Annicchiarico
8 - 19 gusht, 2022
5 ECTS
Kursi 3: Dizajner, zhvillues programi dhe kontrolli: Grafika kompjuterike dhe kur duhet ta lëshosh
nga Marianne Plano
8 – 21 gusht 2022
5 ECTS
Kursi 4: Vendndodhja
nga Florina Jerliu
8 - 20 gusht, 2022
5 ECTS
Kursi 5: Bashkohu, ose Vdis, ose...
nga Daniel Cosentino
8 - 13 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 6: Shfaqja e botëve të reja popullore në kulturë dhe politikë
nga Boris Buden
9 – 13 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 7: Të jetosh me kontradiktat: Arti bashkëkohor dhe nacionalizmi
nga Sezgin Boynik
8 - 13 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 8: Kritika Institucionale dhe Praktika Institucionale
nga Martin Fritz
15 – 20 gusht 2022
2 ECTS
Kursi 9: Diskurset ekofeministe dhe praktikat e artit
nga Suzana Milevska
15 - 20 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 10: Mbi përdorimin dhe abuzimin e teorisë për jetën
nga Sami Khatib
8 - 12 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 11: Koha e pavdekshme (kurs virtual)
nga Julieta Aranda
15 – 20 gusht, 2022
2 ECTS
Kursi 12: Arkeologjia e artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm
nga Jelena Vesić
16 - 21 gusht, 2022
3 ECTS kredi
Deri në dhjetë aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në secilin kurs. Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs.
Pjesëmarrësit e kualifikuar duhet të lexojnë Kushtet, të plotësojnë formularin e aplikimit, të ngarkojnë dokumentet e kërkuara dhe të paraqesin formularin e aplikimit. Aplikimet e paplota nuk do të merren parasysh.
Gjuha e mësimit është anglishtja.
120 aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në kurset e Shkollës Verore si Shkolla 2022.
Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme (në fund të Formës) për regjistrim përpara se të plotësojnë një aplikim. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të aplikojnë deri në dy kurse që mbahen në dy javët e ndryshme të programit.
Në përfundim të secilit kurs, pjesëmarrësve do t'u lëshohet një certifikatë që tregon ekuivalencën e tyre të kredive të Sistemit Evropian të Transferimit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS) nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë dhe École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, Francë.
Edicioni i fundit i mbajtur në vitin 2021 përfshiu 78 pjesëmarrës të zgjedhur dhe 29 ligjerues nga 23 vende duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Japoninë, Kosovën, Libanin, Maqedoninë, Meksikën, Norvegjinë, Parisin, Poloninë, Rusinë, Serbinë, Slloveninë, Zvicrën Turqië, Mretërinë e Bashkuar, Ukrainë, SHBA.
Institucionet kryesore partnere të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkolla 2022 janë École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, grupi IRWIN, Lublanë, Qendra Kulturore Rex / Fund b92, Beograd, Shkup, Qendra për Art Bashkëkohor ZETA, Tiranë, Instituti për Art Bashkëkohor, Podgoricë, Shoqata Sonemus, Sarajevë, International Curators International - ICI, New York.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 mbështetet nga: The Trust for Mutual Understanding - TMU, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Ministria Federale Austriake për Art, Kulturë, Shërbimin Civil dhe Sport (BMKOES), Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës - RRIPAK, X-Print dhe DZG
Shkolla Verore si Shkollë 2023 mbahet në datat 7 - 20 gusht 2023.