Molly Kleiman në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Hënë, 10 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezentimin e Molly Kleiman, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Molly Kleiman është drejtore e redaksisë së Triple Canopy, një revistë që avancon një model të publikimit duke përfshirë punën digjitale të artit dhe literaturës, diskutimeve publike, ekspozitave dhe librave. Si bashkë-drejtore e The Back Room, ajo organizon edhe projekte kuratoriale dhe pedagogjike në bashkëpunim me artistë në SHBA dhe Iran. Ndër këto organizime, ajo ka zhvilluar programe në partneritet me MoMA PS1, the New York Public Library (Bibliotekën Publike të Nju Jorkut), the New Museum (Muzeun e Ri), the Whitney Museum, NY; Massachusetts Institute of Technology (Institutin e Teknologjisë në Massachusetts), MA; Alumnos 47, Mexico City; Duplex Gallery në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë; Sazmanab Center for Contemporary Art (Qendra për Art Bashkëkohor Sazmanab) në Teheran, Iran; ndër të tjera. Ajo është anëtare themeluese e Common Practice New York, një grup i vogël avokues që mbështet hulumtime dhe diskutime rreth rolit të organizatave të vogla të artit në qytetin e Nju Jorkut; si dhe është e angazhuar me kohë të pjesshme në New York University (Universitetin e Nju Jorkut).
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.