• Summer School as School Public Program 17 August 2023
Nga molat dhe shkalla e Muybridge nga Yann Annicchiarico

Shkolla Verore si Shkollë 2023
Programi Publik
17 gusht 2023, ora 20:00

Nga molat dhe shkalla e Muybridge
Prezantim nga Yann Annicchiarico

Vendi: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Abstrakti

Një cisternë nga Roma e lashtë. Një natë para hapjes. Një flutur e natës e gjen rrugën e saj në një skulpturë. Pak çaste më parë, ishte një formë e ngurtë e shkallës së lartë. Por një nga dymbëdhjetë anët e tij mungon, duke thyer këtë dimension të përsosur. Një llambë që ndriçon nëpër pikat e vogla në vellon e blozës duhet ta ketë tërhequr insektin e natës. Duke kërkuar për një botë tjetër në një vend tjetër. Por ky vizitor i natës ka lënë gjurmë në skulpturë, duke e ndryshuar tërësisht. Çfarë i bën një ndryshim i tillë idesë sonë për estetikën?

Kopshtet e Pallatit Mbretëror Grek menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Mbreti i ri kukull kafshohet ndërsa përpiqet të ndajë qenin e tij Fritz, i cili po lufton me një majmun qe quhet "Makaku barbarë" . Ky kafshim i kushtoi atij jetën, duke shkaktuar një efekt domino. Si rezultat, njerëz të panumërt u zhvendosën midis ish Perandorisë Osmane dhe Greqisë. Ata i tregojnë historitë e tyre nën tingujt e një buzuki në periferi të Athinës. Atyre që ndihen të huaj në një tokë që thuhet të jetë e tyre. Do të ndjekim gjurmët e këtyre makakëve barbarë deri në Gjibraltar, ku fillimisht maurët dhe më pas Churchill i futën në shkëmb. Atje, në reflektimin e natës të dritave të Gjirit të Gjibraltarit në sipërfaqen gëlqerore të shkëmbit, takohen dy botë të ndryshme. Por çfarë na tregon kjo se si ne zgjedhim atë që konsiderohet e/i huaj?

Berlini dhe jeta e natës. Një skaner dokumentesh me një kapak të hapur në një park në skaj të qytetit. Llamba e tij lëviz ngadalë nën majë të xhamit në errësirë. A tregojnë ndonjë gjë rezultatet? Varet nga ajo që jeni në gjendje të perceptoni. Por herë pas here një insekt nate zvarritet nëpër sipërfaqen e xhamit. Çfarë marrëdhëniesh mund të gjurmohen mes atyre botëve, atyre jetëve në natën Berlineze?

Nëpërmjet historive të takimeve mes botëve, Yann Annicchiarico do të prezantoj veprën e tij, e cila, përmes mashtrimeve të lehta dhe devijimeve lozonjare, e afron tjetrin që ndodhet brenda nesh.

Biografia

Vepra e Yann Annicchiarico trajton perceptimet tona dhe ballafaqon natyrën tonë njerëzore me botë që janë të paarritshme për ta. I pandarë nga trupat e palëvizshëm ose lëvizës që eksplorojnë një hapësirë, akti i të parit në veprën e Annicchiarico nxit një ndërgjegjësim për kufijtë e të kuptuarit tonë dhe mundësinë e kapërcimit të këtyre kufijve. Një zhvendosje nga kuptueshmëria në ndjeshmëri ndodh kur kuptojmë padepërtueshmërinë e dimensioneve që janë të huaja, por të afërta. Duke ndërvepruar me mjedisin e tyre nëpërmjet një ndërveprimi të shkallëve dhe përkohshmërive të ndryshme, instalimet e Yann Annicchiarico e lejojnë njeriun të përjetojë ndjesinë fizike të të qenit në një prag, të gjetjes së vetvetes në një mes.

 

Yann Annicchiarico (l. 1983) ka mbajtur ekspozita personale në KIT – Kunst im Tunnel në Düsseldorf (2020); Nosbaum Reding Projects, Luksemburg (2019); Centre des Arts Pluriels, Ettelbruck (2018) dhe ka marrë pjesë në ekspozita grupore në MUDAM - musée d'art moderni Grand-Duc Jean, Luksemburg (2021); Muzeu Arkeologjik i Chianti Senese, Castellina in Chianti, Itali (2019). Ai është një artist-studiues me ACTH (Arti Bashkëkohor dhe Koha Historike) që nga viti 2011. Ai ka marrë pjesë në programe rezidenciale në Fonderie Darling, Montreal (2019) dhe në Villa Médicis, Académie de France, Romë (2015). Atij iu dha Bourse Francis-André në 2020 për ekspozitën e tij të parë solo në një institucion publik në KIT – Kunst im Tunnel à Düsseldorf (2020).