• Summer School as School 2021
Shkolla Verore si Shkollë 2021
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpall edicionin e gjashtë të Shkollës Verore si Shkollë.

Programi mbahet nga 2 - 15 gusht 2021.

Afati i aplikimit: 16 korrik 2021.

Shkolla Verore si Shkollë 21 është dizajnuar si një program hibrid, që përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe pani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.

Programi do të zhvillohet rreth kurseve të mbyllura, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programit të filmit shkollor, seanca DJ dhe ekspozita me artistë, shkrimtarë dhe studiues, duke përfshirë: Scott Anthony, Julieta Aranda, Marwa Arsanios, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Goran Đorđević, Övül Ö. Durmusoglu, Freya Edmondes, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Minna L. Henriksson, David Horvitz, Jeff Hou, Achim-Borchard Hume, Florina Jerliu, Urška Jurman, Sami Khatib, Esther Leslie, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Jovanka Popova, Bernhard Rüdiger, Merita Selimi, Hito Steyerl, Branimir Stojanović, Gáspár Miklós Tamás, Ivana Vaseva, Marina Otero Verzier, Anton Vidokle, Gëzim Visoka, Natalija Vujošević, Farah Wardani, Joanna Warsza.
Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike ndërkombëtare bashkëpunuese të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një kurrikulë ndërdisiplinare duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të edukimit dhe bashkëpunimit artistik.

Pas suksesit të arritur në këto vite të kaluara, Shkolla Verore si Shkollë këtë vit e ndërton agjendën e saj duke u mbështetur në perspektiva të ndryshme dhe përvoja që në teori dhe praktikë reflektojnë dhe sfidojnë historinë rajonale dhe lidhjen me artit, në kontekstin më të gjërë, me zhvillimet politike dhe shoqërore.

Nëpërmes situatave që i tejkalojnë kufijt normal, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Shkolla Verore si Shkollë tenton të ndërlidhë dijenin dhe (ri)pozicionojë kapacitetin e vendit dhe rajonit të Evropës Jug-Lindore në raport me koordinatat e saja ndërkombëtare dhe globale.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 përfshinë një program sfidues dhe frymëzues të kurseve, të organizuara nga 2 - 15 gusht 2021, duke kombinuar klasa të bazuara në teori dhe produksion.

Kursi 1: Midis djepave dhe barrikadave: Metodologjia Feministe dhe Metodat e Kërkimit Artistik
nga Suzana Milevska
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 2: Pjesë, Karakteristika të Veçanta - në Mediat e Turbullta të së tashmes
nga Esther Leslie
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 3: Nga përmbytja në shkrirje; proceset e jetës dhe reagimet ciklike
nga Julieta Aranda
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 4: Disa artistë nuk flasin kurrë për punën e tyre! Arti bashkëkohor dhe praktika e teorisë dhe kritikës së artistit
nga Bernhard Rüdiger
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 5: Të kujtuarit si ardhmëri
nga Sezgin Boynik
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 6: Nga thirrja me emër deri te ftimi i “shpirtrave të ligë “ (nga përbuzja klasike përmes urrejtjes klasore deri te dënimet elegante)
nga Nebojša Milikić
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS kredi

Kursi 7: Jashtë Sinkronizimit: Modern, Post-Modern, Neo-Feudal
nga Boris Buden
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 8: Leximi i Qytetit përmes shenjuesëve
nga Florina Jerliu
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 9: Muzeu, rishikim kritik
nga Patricia Falguières
9 - 14 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 10: Si të zhvillojmë, hedhim dhe shkruajmë gazetari në formë të gjatë?
nga Scott Anthony
2 - 7 gusht, 2021
2 ECTS

Kursi 11: Arsyet njerëzore midis okultizmit post-bashkëkohor dhe inteligjencës artificiale
nga Keti Chukhrov
11 - 14 gusht, 2021
1 ECTS

Kursi 12: Nudo
nga Merita Selimi
9 – 14 August, 2021
2 ECTS

Deri në dhjetë aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në secilin kurs. Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs.

Pjesëmarrësit e kualifikuar duhet të lexojnë Kushtet, të plotësojnë formularin e aplikimit, të ngarkojnë dokumentet e kërkuara dhe të paraqesin formularin e aplikimit. Aplikimet e paplota nuk do të merren parasysh.

Gjuha e mësimit është anglishtja.

110 aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në kurset e Shkollës Verore si Shkolla 2021.

Pjesëmarrësit e interesuar duhet t’i lexojnë kushtet e përgjithshme (në fund të Formës) për regjistrim përpara se të plotësojnë një aplikim. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen. Pjesëmarrësit mund të aplikojnë deri në dy kurse që mbahen në dy javët e ndryshme të programit.

Në përfundim të secilit kurs, pjesëmarrësve do t'u lëshohet një certifikatë që tregon ekuivalencën e tyre të kredive të Sistemit Evropian të Transferimit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS) nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë dhe École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, Francë.

Edicioni i fundit i mbajtur në vitin 2019, përfshiu 134 pjesëmarrësit e zgjedhur 39 ligjeruesit nga 39 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Australinë, Austrinë, Belorusinë, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kinën, Kroacinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlandë, Francën, Greqinë, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Hungarinë, Izraelin, Kosovën, Lituaninë, Libanin, Maqedoninë Veriore, Holandën, Norvengjinë, Malin e Zi, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Serbinë, Singaporin, Sllovakinë, Slloveninë, Suedinë, Zvicrën, Tajvanin, Tunisin, Turqinë, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Institucionet kryesore partnere të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkolla 2021 janë École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, grupi IRWIN, Lublanë, Qendra Kulturore Rex / Fund b92, Beograd, Press to Exit Project Space, Shkup, Qendra për Art Bashkëkohor ZETA, Tiranë, Instituti për Art Bashkëkohor, Podgoricë, Shoqata Sonemus, Sarajevë, International Curators International - ICI, New York.

Lista e plotë e mbështetësve të Shkolla Verore si Shkollë 2021 do të publikohet në muajin korrik 2021.

Shkolla Verore si Shkollë 2022 mbahet nga 1 - 17 gusht, 2022.