Driton Hajredini: Who killed the painting?
Punë kuratoriale nga Albert Heta
12 Mars 2009 – 12 Prill 2009
A e keni pa këtë punë?
Une nuk e kam pa! A keni lexu për të? A keni shkrujt për të? A e dini kur asht kriju? A e dini ku asht kriju? Pse është me rëndësi? Po për punët e tjera të artistëve bashkëkohor që punojnë dhe kanë punuar në këtë skenë dhe që nuk janë miqt e juaj të afërt?
Historia e shkruar është dicka që kjo skene nuk ka. Ka veç thashethëme, injorancë dhe tregime të fabrikume që kanë për qëllim me kriju heronj prej ushtarëve (të fjetun) të skenës të artit bashkëkohor.
Kush e ka vra pikturën? në Stacion ështe me rëndësi për atë çka kjo punë përfaqson dhe më shumë se kaq. Në skenën ndërkombëtare kjo punë, për rëndësinë që ka, është njohur dhe vlerësuar në nivelin më të lartë. Në praktikat e bazueme në këtë kontekst duhet ta kemi parasysh vendin ku është kriju kjo punë dhe pse?
Kush e ka vra pikturën? është pyetje po aq e mirë sa edhe pytja “Kush po provon me vra skenën e artit bashkëkohor në Kosovë?”.