• Shkolla Verore si Shkollë 2019
Regjistrimi dhe Kushtet e Përgjithshme
Regjistrimi presupozon pranimin e kushteve të përgjithshme.

Shkolla Verore si Shkollë është dizajnuar për studentët e artit pamor, historisë së artit, studimeve kuratoriale, arkitekturës, skenografisë dhe filmit, muzikës, sociologjisë, antropologjisë, filozofisë si dhe për artistët, arkitektët, kuratorët, dizajnerët, muzicientët, filozofët, shkrimtarët dhe të interesuarit e tjerë për art, arkitekturë, dizajn, muzikë, shkrim, publikim dhe arsim në art.

Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.

Programi mbahet nga 5 - 21 gusht, 2019.
Afati për aplikim është 15 qershor 2019.

Çertifikata e ekuivalencës
Në përfundim të secilit kurs, studentëve do të ju lëshohet çertifikata që konstaton ekuivalencën e kredive të Sistemit Europian për Transferimin dhe Akumilimin e Krediteve (ECTS) nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Kosovë dhe École nationale supérieure des beaux-arts (ENSBA) de Lyon, Francë.

Çertifikata e ekuivalencës ju lëshohet pjesëmarrëseve të regjistruar që kanë demonstruar kompetencat, rezultatet nga mësimi dhe puna që ndërlidhet me ekuivalencën e kreditëve ECTS të çertifikuar nga kurrikula e ENSBA Lyon, Francë. Punëdhënës, fakultete dhe shkollat e nivelit të lartë të studimeve mund të zgjedhin ta pranojnë këtë çertifikatë si zëvendsim i kreditëve ECTS.

Pagesa e regjistrimit në kurset e Shkolla Verore si Shkollë
Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje në kurset e Shkolla Verore si Shkollë është 300€.
Shpenzimet për transferin bankar duhet të mbulohen nga pjesëmarrësi.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova.
Një numër i kufizuar i bursave që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.

Pagesa për pjesëmarrje duhet të kryhet pasiqë të keni pranuar konfirmimin me shkrim që jeni regjistruar nga SSAS. Pagesa përfshin pjesëmarrjen në kurset dhe certifikatat. Pagesa nuk përfshin kostot e materialeve individuale, pajisjet personale, ekskurzione të mëtutjeshme, akomodim apo shpenzime të udhëtimit.

Pranimi final në kurs do të konfirmohet pasi që të kemi pranuar konfirmimin e pagesës së plotë.

Afati i fundit për të kryer pagesën është 28 qershor 2019.

Anulimi
Në rast të anulimit, para datës 10 korrik 2019, pagesa për pjesëmarrje rimbursohet për studentët e regjistruar. Anulimi pas kësaj date nuk siguron rimbursimin e pagesës së pjesëmarrjes.

Sigurimi
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë nuk është përgjegjës për aksidentet, vjedhje, a po ndonjë dëmtim që mund të ndodhë gjatë kursit.

Mbrojtja e të Dhënave
Ne nuk do të përdorim të dhënat e juaja përsonale në asnjë mënyrë, përpos për regjistrim në Shkolla Verore si Shkollë. Ju me regjistrim pranoni që ndonjë imazh i juaj gjatë Shkolla Verore si Shkollë mund të publikohet dhe të përdoret për qëllime të promovimit të programit.