Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj sesionin e pestë të Shkolla Verore si Shkollë.
Programi mbahet nga 5 - 21 gusht, 2019.
Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2019 zhvillohet rreth katërmbëdhjetë kurseve, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programin shkollor të filmit, DJ sesionet dhe ekspozitat nga artistët, kuratorët, shkrimtarët dhe studiuesit, duke përfshirë: Julieta Aranda, Franc Ashiku, Zdenka Badovinac, Eva Birkenstock, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Qendresë Deda, Adrian Deva, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Tone Hansen, Albert Heta, Edi Hila, Koh Nguang How, Hristina Ivanoska, Ana Janevski, Liburn Jupolli, Sami Khatib, Nadežda Kirćanski, Elzbieta Matynia, Ari Benjamin Meyers, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Zef Paci, Cesare Pietroiusti, Armina Pilav, Petrit Pula, Sonja Radaković, Bernhard Rüdiger, Yll Rugova, Renata Salecl, Silke Schmickl, Driton Selmani, Branimir Stojanović, DJ Tahira, Gáspár Miklós Tamás, Tatiana Tarrago, Marina Otero Verzier, Jelena Vesić, Anton Vidokle dhe Gëzim Visoka, ndër të tjerë.
Programi Publik i Shkolla Verore si Shkollë 2019 shërben si platformë e përbashkët për udhëheqësit e kurseve, ligjeruesit, pjesëmarrësit dhe publikun.
Orari i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019:
E shtunë, 27 korrik, 2019
22:00 DJ Sesioni I. me DJ Tahira
E hënë, 5 gusht, 2019
20:00 Prezentimi i Shkollës Verore si Shkollë 2019 nga Vala Osmani dhe Albert Heta
20:20 Prezentim nga G. M. Tamás, në diskutim me Nebojša Milikić
E martë, 6 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Julieta Aranda
20:00 Prezentim nga Cesare Pietroiusti
E mërkurë, 7 gusht, 2019
18:00 Shkolla Verore si Shkollë 2019 Konferencë me Zdenka Badovinac, Patricia Falguières, Tatiana Tarrago, Tone Hansen, Albert Heta, Miran Mohar, Marina Otero dhe Yll Rugova.
E enjte, 8 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Renata Salecl dhe Armina Pilav
20:00 Prezentim nga Jelena Vesić
E premte, 9 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Koh Nguang How
20:00 Hapja e ekspozitës "Art Places from the Singapore Art Archive Project" nga Koh Nguang How
E shtunë, 10 gusht, 2019
19:00 Programi i Shkollës së Filmit: Dy Programet e Filmit që prezentojnë dhe vënë në pah Koleksionin Kombëtar të Singaporit, i kuruar nga Silke Schmickl
E hënë, 12 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Bernhard Rüdiger
20:00 Prezentim nga Hristina Ivanoska
E martë, 13 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Gëzim Visoka
20:00 Prezentim nga Boris Buden
E mërkurë, 14 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Suzana Milevska
20:00 Prezentim nga Branimir Stojanović
22:00 Live Session II. me Liburn Jupollin
E enjte, 15 gusht, 2019
18:00 Prezentim nga Ari Benjamin Meyers dhe Eva Birkenstock
19:00 Prezentim nga Sami Khatib
E premte, 16 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Edi Hila dhe Zef Paci
20:00 Prezentim nga Elzbieta Matynia
E shtunë, 17 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga fituesit e YVAA Qëndresa Deda, Nadežda Kirćanski dhe Lek M. Gjeloshi, moderuar nga Adrian Deva
20:30 Prezentim nga Driton Selmani, në diskutim me Sezgin Boynik
22:00 DJ Sesioni III. me Sami Khatib
E hënë, 19 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Sezgin Boynik
E martë, 20 gusht, 2019
19:00 Prezentim nga Anton Vidokle
20:00 Programi i Shkollës së Filmit: Shfaqja dhe diskutimi i "Communion" nga Keti Chukhrov, në diskutim me Anton Vidokle
22:00 DJ Sesioni IV. me Petrit Pula
E mërkurë, 21 gusht, 2019
20:00 Performanca e artistëve të përzgjedhur pjesëmarrës: Sonja Radaković
EKSPOZITAT
ART PLACES FROM THE SINGAPORE ART ARCHIVE PROJECT nga Koh Nguang How
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku Street, Prishtinë 10000, Kosovë
MUSEUM OF AMERICAN ART IN PRISHTINA
Vendi: Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Str. Henrik Bariç No.23, Prishtinë 10000, Kosovo