• Bernhard Rüdiger në Shkolla Verore si Shkollë 2021
Bernhard Rüdiger: Ligjeratë publike
Bernhard Rüdiger në Shkolla Verore si Shkollë 2021
6 gusht 2021, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Bernhard Rüdiger: Në vitin 2019 unë u ftova nga Éric Dégoutte, drejtor i Qendrës së Artit bashkëkohor Les Tanneries në Amilly, në jug të Parisit, për të krijuar një retrospektivë të punës sime në 5000 m2 në dy katet e galerisë. Nga shfaqja e situates së pandemisë, më dha pak më shumë kohë për të menduar për këtë ftesë dhe kuptova se si ishte e pamundur për mua të krijoja një ekspozitë retrospektive. Si mund ta shpjegoj këtë pamundësi pasi është e pamundur për mua të teorizoj punën time të fundit? Unë do t'ju tregoj se si i jam qasur problemit, duke shikuar prapa në një moment vendimtar në karrierën time, në fillim të viteve '90 dhe duke shpjeguar, nga pikëpamja e teorisë, problemin në qendër të kursit që jap këtu në Shkolla Verore si Shkollë, pamundësia e riorganizimit të punës së kaluar.

Nëse nuk e gjej veten duke punuar përbrenda dhe për një shoqëri të përparimit - ose më saktë - nëse drejtimi i kohës moderne, i cili gjithmonë po shkon drejt së ardhmes, nuk është më një opsion i vlefshëm, çfarë bëhet me punën time dhe si unë e organizoni këtë lexim retrospektiv? Si te përmbyllet puna e bërë nëse linja që e çon drejt një kohe në të ardhmen nuk është më? Zgjidhja praktike, që do ta ilustroj me disa imazhe të ekspozitës, ishte për të bërë një ekspozitë me vepra nga kohë të ndryshme në gjysmën e hapësirës dhe të ftoj 4 artistë të rinj për të zënë pjesën tjetër të hapësirës. Por përtej zgjidhjes sime të menjëhershme, si mund ta mendojmë këtë kohë të kaluar pa qenë në gjendje ta vendosim atë në perspektivë? Kjo përvojë e kohës ka qenë gjithmonë aty dhe është diçka thelbësore për atë që ne e quajmë një vepër arti që nga fillimi i modernizmit, që nga Giotto, në shekullin e 13 -të, kur filloi të pikturonte figura në perspektivë.

Biografia

Bernhard Rüdiger, lindur në Itali (Romë, 1964) punon dhe jeton në Paris. Ai ka diplomuar nga Accademia di Belle Arti në Milan me Luciano Fabro, dhe sot ligjëron në Lion, pas një kohe si ligjeruës në Tours dhe Valenciennes. Ai është redaktor në revisten Tiracorrendo dhe ka qenë bashkëthemelues i galerisë së artistëve Lo Spazio di Via Lazzaro Palazzi, një hapësirë e frekuentuar në skenën e artit në Milan nga 1989 deri me 1993. Puna e tij ballafaqon vizitoret me një përvojë fizike që përfshin objektin, trupin dhe hapësirën. Njëkohësisht modele monumentale dhe pjesë arkitekturale, përmes aranzhimit të përpikt hapësinor dhe akustikë, puna e tij tenton të hulumtoj historinë, në veçanti historinë e vendeve. Përshembull, në një kopsht semi-privatë në residencën Perrin në Lion, Rüdiger ka instaluar një model të zvogëluar të ndërtesave të ulëta të cilat ishin shkatërruar me 2004 gjatë rinovimit të zonës në 2004, të cilat risjellin historinë dhe kulturën industriale të vendit. Punët e Rüdiger po ashtu sygjerojnë një përvojë fizike të drejtpërdrejt dhe të mundësisë që një punë mundet me reagu ndaj prezencës së vizitorit a po të elementeve në natyrë. Të gjitha projektet e Rüdiger përcjellën me studime të modeleve në karton, dru, hekur, si dhe të vizatimeve, por të cilat janë shumë më tepër se vetëm faza të procesit krijues. Ato përbëjnë një pjesë të plotë të punës, dhe kanë prezencë në prezentime dhe në aranzhime që përfshijnë diku 30 vitrina. (Pjesë nga Nadine Labedade, FRAC Centre Orléans).