Boris Buden në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Martë, 18 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Boris Buden, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Të humbur në kohë. Mbi dimensionin e përkohshëm të çrregullimit neoliberal.
Ligjërata do të trajtojë mbase sfidat më urgjente të imponuara sot në mendimin bashkëkohor kritik — humbjen dhe kërkimin e një orientimi të përgjithshëm kohor në botën e kapitalizmit global.
Fakti që një orientim i tillë mund të mos i referohet më historisë si fusha kryesore e kërkimit të tij e përshkruan më së miri këtë gjendje. Nëse njerëzit dikur do të mund të kenë humbur në histori, sot vetë humbja e historisë është simptoma kryesore e çorientimt të tyre të përkohshëm dhe tipari kyç dallues i përvojës së tyre të përkohshme. Në këtë kontekst ligjërata do të pyes nëse koncepti i të ashtuquajturës post-histori është ende i vlefshëm sot. Ligjërata do të diskutojë gjithashtu edhe shprehjet e ndryshimeve kohore dhe përkohshmëritë që përplasen në kohën e krizës së globalizmit neoliberal dhe një rendi të shpërbërë pas 1989-tës.
Boris Buden është shkrimtar dhe kritik kulturor që vepron në Berlin. Ai ka doktoratë në fushën e teorisë kulturore nga Humboldt University në Berlin. Në vitin 1990 ai ka qenë redaktor i gazetës Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tema për filozofi, politikë, kulturë dhe kritikë arti. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe projekte arti në Europën perëndimore dhe jugore, Azi dhe SHBA përfshirë Documenta XI. Mes librave të fundit të tij është edhe: Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus (Zona e Tranzicionit: Mbi fundin e Post-komunizmit), Suhrkamp 2009. Aktualisht, Budeni jep mësim për teorinë kulturore në Fakultetin e Artit dhe Dizanit, Bauhaus-University Weimar. Ai jeton dhe vepron në Berlin.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.