Ekspozita e përhershme në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë përbëhet nga dy pjesë.
Një pjesë ka të bëjë me historinë para Luftës së Dytë Botërore të Muzeut të Artit Modern.
Pjesa e dytë ka të bëjë me dy dekadat e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe shfaqjen e artit amerikan në skenën botërore me ekspozitat e MoMA të Artit Amerikan mes viteve 1946-1956; ekspozita e Koleksionit Peggy Guggenheim në Bienalen e Venedikut 1948 dhe Programi Ndërkombëtar MoMA i themeluar në vitin 1953. Kjo pjesë e ekspozitës vazhdon me ekspozitat e MoMA të artit amerikan të vitit 1955 të mbajtura në Paris, ekspozitën e MoMA 1956 në Beograd dhe ekspozitën e MoMA 1959 në Documenta II në Kassel.
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë gjithashtu përfshinë "Muzeun e Artit Modern", si një shpikje Amerikane e përcaktuar nga dy ekspozitat historike të Alfred Barr në vitin 1936: "Kubizmi dhe Arti Abstrakt" dhe "Dada, Surrealizmi dhe Arti Fantastik" ku vija kohore e këtij rrëfimi përmbyllet në mesin e 30-ave, kur edhe ishte krijuar.