Kursi 2: Interconnected Localities as a New Globality
Udhëhequr nga: Miran Mohar
27 Korrik - 6 Gusht, 2015
Kursi i artit bashkëkohor do të fokusohet në çështje praktike, realizim të një vepre të artit në çfarëdo mediumi të përzgjedhur gjatë kohës së shkollës verore.
Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të eksplorojnë pyetjet që mund të jenë pjesë e historisë globale të artit bashkëkohor nga perspektiva e tyre lokale. Natyra e punimeve që do të zhvillohen gjatë kursit duhet të diskutojnë dhe të paraqesin çështjet e dallimeve mes vendeve me sistem të zhvilluar të artit dhe të atyre pa ose me sistem më pak të zhvilluar (siç është rasti në shumë vende të Evropës Lindore dhe gjetiu). Në vende pa sistem të zhvilluara të artit ekzistojnë strategji e qasje të ndryshme në nivele të ndryshme, si në prodhim të artit dhe distribuim. Pjesëmarrësit priten të marrin në konsideratë premisën se të jesh nga një vend me sistem të artit më pak të zhvilluar nuk është domosdoshmërisht disavantazh. Zhvillimi i kursit do të bazohet në diskutim të ideve, zbatime materiale, si dhe në procesin e prodhimit të një vepre të artit krahas me nivelit konceptual dhe teknologjik. Studentët duhet pastaj të vendosin se me çfarë tema duan të merren si dhe të zhvillojnë një projekt më të ndërlikuar me të cilin do të donin të punonin në të ardhmen. Temat nuk do të jenë të kufizuara.