Kursi 4: Curating as a missing art of rhetoric
Udhëhequr nga: Dr. Branislav Dimitrijeviç
31 Korrik - 2 Gusht, 2015
Mënyra sipas të cilës Aristoteli konsideronte retorikën si një nga "artet qytetare" duket mjaft e largët nga operacionalizmi jonë artistik dhe politik. Për Aristotelin, retorika ishte "zotësia e observimit, në çfarëdo rasti të dhënë, të mjeteve të disponueshme të bindjes", por në artikulimin e tij të retorikës si një art, ai gjithashtu kombinon vetitë pothuajse të papajtueshme të techne-s dhe të përshtatshmërisë për qytetarët.
Ngjashëm, Platoni kishte dyshimet ndaj poezisë, si dhe kishte dyshime ndaj retorikës. Përderisa retorika mund të përdoret për të "përmirësuar jetën qytetare", për Platonin ajo mund të përdoret njësoj dhe lehtësisht për të mashtruar apo manipuluar me efekte negative në qytet. Masat ishin të paafta për të analizuar apo për të vendosur vetë ndonjë gjë, dhe për këtë arsye ato mund të ndikohen nga fjalimet bindëse.
Prandaj të dyjat bashkë, poetikja dhe retorikja, kishin mbartur një "shpresë" të ngjashme brenda në vete, por kjo "shpresë" ishte rrezikuar nga mashtrimi i qenësishëm i të dy praktikave. Megjithatë, më vonë, mashtrimi i poetikës e ka dëshmuar thelbin e vet artistik, ndërsa mashtrimi i retorikës ka pasur implikime kryesisht politike. Retorika sot nuk konsiderohet më si një formë e artit. Por, çka nëse, të paktën, për "qëllime retorike", ne mund të spekulojnë një mundësi që arti i humbur i retorikës është transformuar në atë që ne sot e quajmë punë kuratoriale?
Puna kuratoriale në vetvete ka pësuar një transformim të madh që nga fundi i viteve 1960, dhe ky transformim është një nga simptomat e rendeve post-moderniste, post-industriale dhe post-fordiste. Me institucionalizimin e edukimit kuratorial që nga vitet 1990, duket se puna kuratoriale sot është transformuar kryesisht në një praktikë të menaxhimit kulturor. Në mënyrë për t'iu kundërvënë kësaj "vendosmëria" të vetme, ne do të diskutojmë të gjitha aspektet e tjera të punës kuratoriale si një praktikë teorike dhe retorike, të lidhur në mënyrë të efektshme për nocionin e formësimit të diskursit, edhe sikur techne përbrenda qëllimit të fushës publike dhe këmbimit.