• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Rike Frank: Textilities
Rike Frank në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Merkurë, 12 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Rike Frank, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Rike Frank
Textilities

“Të hënën dhe të martën, sipas traditës, veku i dorës përcillte këngën e ngadalshme të Plen-ty of Time, Plen-ty of Time; të enjten the të premten, A day t’lat.” (E.P. Thompson, Time, Work-Discipline, and Industrial Capitalism, citim i T.W. Hanson

Në këtë fjalim të mërkurës, unë do të shikojë tekstilet si rezultate, sisteme shënimi dhe procedura materiale duke shqyrtuar poezinë anarkiste, dominimin e optikës dhe rolet e stolave në kontekst të muzeut.

Rike Frank është kuratore e filmit, artit bashkëkohor dhe profesoreshë e asociuar për historinë e ekspozitave, teorisë dhe praktikës në Akademinë e Arteve të Bukura në Oslo. Ajo ka qenë kuratore e Studio International, një program ekspozimi në Academy of Visual Arts, Leipzig; drejtuese e zyrës kuratoriale për documenta 12, Kassel; anëtare e ekipit të programit të European Kunsthalle, Cologne si dhe Ludlow 38, Nju Jork, dhe kuratore në Secession, Vienë. Publikimet e saj të fundit si redaktore dhe bashkë-editore përfshijnë “Constanze Ruhm. Coming Attractions" (2012), "Sketches of Universal History Compiled from Several Authors" by Sarah Pierce (2013) dhe "Timing–On the Temporal Dimension of Exhibiting" (2014) as well as "Textiles: Open Letter" (2014).

Përgjatë viteve të fundit ajo ka hulumtuar tekstilet si dhe dimensionet e përkohshme të ekspozimit. Si shkrimtare ajo ka kontribuar në një mori publikimesh, përfshirë këtu Afterall, Artforum, Texte zur Kunst, Camera Austria and springerin. Rike është anëtare e bordit këshillues të Kunstverein Tromsø.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.