Pas suksesit të projektit bashkëpunues që filloi në vitin 2015, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Programi u mbajt nga 16 korrik deri me 2 gusht 2018.
Shkolla Verore si Shkollë është platformë ndërdisiplinare për art dhe edukim, në Prishtinë.
Programi i vitit 2018 i Shkolla Verore si Shkollë ka përfshirë punëtori, ligjerata, përformanca, vizita studimore, programin e shkollës së filmit, dhe ekspozita nga artist, shkrimtarë dhe studiuës përfshirë: Julieta Aranda, Brigita Antoni, Zdenka Badovinac, Carolyn Christov-Bakargiev, Sezgin Boynik, Boris Buden, Mladen Dolar, Linda Gusia, Jakup Ferri, Kate Fowle, Felix Gmelin, Laura J. Kurgan, Thomas Keenan, Sami Khatib, Nita Luci, Meriton Maloku, Ari Benjamin Meyers, Sandhya Daemgen, Miran Mohar, Remijon Pronja, Danilo Prnjat, Bernhard Rüdiger, Anri Sala, Branimir Stojanović, Milica Tomić, Zorica Zafirovska, Alenka Zupančič dhe Dardan Zhegrova.
91 pjesëmarrësit e përzgjedhur për “Shkolla Verore si Shkollë” 2018 kanë ardhë nga 26 vende, përfshirë, Australi, Austri, Danimarkë, Francë, Kinë, Kroaci, Gjeorgji, Gjermani, Hungari, Irak, Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Suedi, Shqipëri, Zvicra, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri.
Me Shkolla Verore si Shkollë, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe partnerët bashkëpunuës kanë krijuar një platformë unike të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, si model përparimtar; duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.
Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi i edukimit është finalizu në mes të viteve 1970. Shkolla Verore si Shkollë është dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike për trajtimin e sfidave të rëndësishme me të cilat përballemi sot, me anë të modeleve të reja dhe mundësive në edukim dhe bashkëpunim në fushën e artit.
Udhëheqësit e Shkollës Verore si Shkollë 2018 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzuës duke kombinuar klasë të bazuara në teori dhe produksion.
Kursi 1: Meeting the Universe Halfway
Udhëhequr nga Julieta Aranda
Kursi 2: Political Posters? What Do Contemporary Art and Graphic Design Have in Common?
Udhëhequr nga Miran Mohar
Kursi 3: Protest, Imagery, and Art: Feminist Politics and Practice in Post-Socialist and Post-War Kosovo
Udhëhequr nga Nita Luci, Linda Gusia dhe Vjollca Krasniqi
Kursi 4: Violence and Vision: Towards a Critical Theory of Seeing
Udhëhequr nga Sami Khatib
Kursi 5: Experience of the Unknown and Politics in Art
Udhëhequr nga Bernhard Rüdiger
23 Korrik – 1 Gusht, 2018
Kursi 6: This Is a Painting Class,
Udhëhequr nga Felix Gmelin
23 Korrik – 1 Gusht, 2018
Kursi 7: Discussion about an Artwork
Udhëhequr nga Milica Tomi dhe Branimir Stojanović
Kursi 8: Spatial Research: Rights, Data, Maps
Udhëhequr nga Laura Kurgan dhe Thomas Keenan
Kursi 9: Dumb Languages: Ignorant Knowledges
Udhëhequr nga Boris Buden
29 Korrik – 2 Gusht, 2018
Kursi 10: Serious Immobilities (Workshop Version)
Udhëhequr nga Ari Benjamin në bashkëpunim me Sandhya Daemgen
30 Korrik – 2 Gusht, 2018
Kursi 11: Thinking Contemporary
Udhëhequr nga Zdenka Badovinac
30 Korrik – 2 Gusht, 2018
Shkolla Verore si Shkollë është projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Partnerët kryesorë për vitin 2018 janë IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, Institute for Contemporary Art, Podgorica, Sonemus Association, Sarajevë dhe Independent Curators International – ICI, Nju Jork.
Shkolla Verore si Shkollë 2018 organizohet në bashkëpunim me Summer School as School 2018 zyren Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë përmes platformës bashkëpunuese ‘The Kosovo We Want’, përkrahet nga Trust for Mutual Understanding (TMU), Fondacioni ERSTE, Zyra e Presidentit të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ambasada Austriake në Prishtinë, RIT (A.U.K) Kosovo, Komuna e Prishtinës, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës - RRIPAK, X-Print and DZG.