Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpall edicionin e shtatë të Shkollës Verore si Shkollë.
Programi mbahet nga 8 - 21 gusht 2022.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 për herë të parë përmban kurse dy javore, të angazhimit të rritun të përmbajtjes, pjesëmarrësve dhe udhëheqësve të programit akademik. Programi është dizajnuar si një program hibrid, që të përfshinë praninë fizike të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve dhe prani virtuale të përmbajtjes dhe pjesëmarrësve.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 do të zhvillohet rreth kurseve të mbyllura, programit publik me ligjerata, konferenca, performanca, programit të filmit shkollor, seanca DJ dhe ekspozita me artistë, shkrimtarë dhe studiues, duke përfshirë: Julieta Aranda, Yann Annicchiarico, Uresa Ahmeti, Sezgink Boynik, Course 12, Ty Carry, Daniel Cosentino, Miljana Dunđerin, Goran Djordjević, Martin Fritz, Albert Heta, Katja Kobolt, Sami Khatib, Victoria Owns, Laura Raicovich, Rebiswan, Bernhard Rüdiger, Boris Buden, Florina Jerliu, Michala Julinyova, Marianne Plano, Esther Leslie, Erlira Latifi, Barbie Lo, Besa Luzha, Nebojša Milikić, Suzana Milevska, Jelena Vesić, Vanessa Sins.
Programi Publik i organizuar gjatë Shkollës Verore si Shkollë 2022 shërben si një platformë e përbashkët për fakultetin, pjesëmarrësit dhe publikun.
Orari i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2022:
Java 1
E hënë, 8 gusht 2022
20:00 Ho-me është aty ku fryma është / (Bë) mall, Performanca nga Uresa Ahmeti (Klubi i Boksit - KB)
20:30 Pritja e hapjes (KB)
21:00 Mbrëmje Queer & Drag Shkollë, DJ set dhe performanca nga Rebiswan, Victoria Owns, Barbie Lo dhe Vanessa Sins
E martë, 9 gusht 2022
20:00 Tears, Gas, Turbulent Times GasLigjeratë nga Esther Leslie (KB), Diskutant: Ty Carry
E mërkurë, 10 gusht 2022
20:00 Të jetosh me kontradikta: Arti bashkëkohor dhe nacionalizmi Ligjeratë nga Sezgin Boynik (KB)
E enjte, 11 gusht 2022
20:00 Pse Teori? Ligjëratë nga Sami Khatib (KB), Diskutant: Sezgin Boynik
E premte, 12 gusht 2022
20:00 Dans une vallée profonde, Performanca nga Michala Julinyova ne bashkepunim me Erlira Latifi (KB)
E shtunë, 13 gusht 2022
12:00 Rasti për një pyetje: Kush nuk po ia pret iriqin në 69-ën? Ligjëratë nga Nebojša Milikić (KB)
13:00 Koha e pavdekshme, Prezantimi nga Julieta Aranda (KB)
15:00 Greva Kulturore: Arti dhe Muzetë në një epokë proteste, Prezantimi nga Laura Raicovich (KB)
16:00 Shfaqja e botëve të reja popullore nga kolapsi i rendit botëror ekzistues, Ligjëratë nga Boris Buden (KB)
18:00 Shkolla Verore si Shkollë 2022 Konferenca 1: Pedagogjia Radikale dhe Kërkimi autonom i udhëhequr nga Artistët, me ligjeratat dhe prezantimet nga Bernhard Rüdiger, Esther Leslie, Besa Luzha, Daniel Consentino, moderuar nga Albert Heta (KB)
Java 2
E hënë, 15 gusht 2022
20:00 Kritika Institucionale dhe Praktika Institucionale, Ligjëratë nga Martin Fritz (KB), Diskutant: Daniel Cosentino
E martë, 16 gusht 2022
20:00 A mjafton "Më fal"? - Arti i Apologjisë, Apologjia si Art, Ligjëratë nga Suzana Milevska (KB), Diskutanet: Uresa Ahmeti
E mërkurë, 17 gusht 2022
20:00 Çka është femizmi në art (dhe hulumtim), Ligjërata nga Katja Kobolt (KB), Diskutante: Jelena Vesić
E enjte, 18 gusht 2022
20:00 Dizajner, zhvillues programi dhe kontrolli, Prezantimi nga Marianne Plano (KB), Diskutant: Albert Heta
E premte, 19 gusht 2022
20:00 Performanca e përfundimit të Kursit 12, Arkeologjia e artit të dikurshëm dhe apokalipsi i ardhshëm, kuruar nga Jelena Vesić me pjesëmarrësit e Kursi 12 (Isidora Todorić, Kreshnik Arifi, Anastasia Shestak, Abdelrahman Elbashir, Igor Maksimilijan Zenzerović dhe bashkëpunëtorin e kursit Flamur Bilalli), (Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë)
E shtunë, 20 gusht 2022
20:00 Shkolla Verore si Shkollë 2022 Konferenca 2: Dëgjim publik për të kujtuar çfarë, për kë dhe pse Manifesta me Albert Heta, Suzana Milevska, Miljana Dunđerin, Daniel Cosentino, moderuar nga Albert Heta (KB)
22:30 Mbyllja e programit (KB)
EKSPOZITAT
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë
PERFORMANCAT
Uresa Ahmeti, Rebiswan, Victoria Owns, Barbie Lo, Vanessa Sins, Michala Julinyova, Erlira Latifi, Kursi 12
LOKACIONET
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Rr/st. Henrik Bariç 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Klubi i Boksit, Rr/st. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rr/st. Arkitekt Karl Gega, nr./no. 1, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Shkolla Verore si Shkollë organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Institucionet kryesore partnere të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkolla 2022 janë École nationale supérieure des beaux-arts de Lyon, grupi IRWIN, Lublanë, Qendra Kulturore Rex / Fund b92, Beograd, Press to Exit Project Space, Shkup, Qendra për Art Bashkëkohor ZETA, Tiranë, Instituti për Art Bashkëkohor, Podgoricë, Shoqata Sonemus, Sarajevë, International Curators International - ICI, New York.
Shkolla Verore si Shkollë 2022 mbështetet nga: The Trust for Mutual Understanding - TMU, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Ministria Federale Austriake për Art, Kulturë, Shërbimin Civil dhe Sport (BMKOES), Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës - RRIPAK, X-Print dhe DZG.
Shkolla Verore si Shkollë 2023 mbahet nga 7 - 20 gusht 2023.