Artistët e së nesërmes 2023

Çmimi Artistët e së nesërmes 2023
Renea Begolli, Shkamb Jaka, Arbesa Musa

10/11/2023 - 09/12/2023

Hapja: 10/11/2023, ora: 20:00
Shpallja e fituesit: 02/12/2023, ora 20:00
Adresa: Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë ekspozitën e çmimit "Artistët e së nesërmes" 2023.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik që përfshinë vlerësimin e veprave dhe artistëve nga një juri kredibile ndërkombëtare, mundësi që të bashkëpunojnë me ekipin kuratorial të Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë dhe të marrin pjesë në ekspozitën vjetore të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited. Pas kthimit nga SHBA artistët fitues bëhen pjesë e programit vjetor të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë me ekspozitën personale që shfaqet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Anëtarë të jurisë së çmimit "Artistët e së nesërmes" 2023 Julieta Aranda, artiste, bashkë-themeluese dhe redaktore e e-flux, Berlin, Miljana Dunđerin, artiste, drejtoreshë e qendrës private kulturore “Akvarijus”, Mitrovicë Veriore, Agrina Vllasaliu, artiste, fituese e çmimit çmimit Artistët e së nesërmes 2022, me angazhim në Berlin dhe Prishtinë, Alper Turan, kurator dhe shkrimtar, me angazhim në Nju Jork dhe Stamboll, dhe Driton Selmani, artist, Prishtinë, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2023, artisët e rinj Renea Begolli, Shkamb Jaka, Arbesa Musa.

Sipas deklaratës së jurisë për tre artsitët finalistë, vepra e Renea Begollit e shtyn pikturën përtej komoditetit të pëlhurës dhe e përdor atë për të hetuar tensionet midis botës njerëzore dhe asaj më shumë se njerëzore, që duket se janë qendrore në praktikën e saj. Shtresimi në veprën e saj duket se pyet, si mund të përkthehet qielli i së ardhmes në të tashmen? Cilat janë shtresat që eksplorimi tekniko-shkencor njerëzor përpiqet t'i shtojë botës natyrore? A janë e ardhmja dhe territoret qiellore që mund të kontrollohen dhe përcaktohen nga njerëzit?
Shkamb Jaka është një artist që tregon një gjuhë piktoreske të pjekur dhe të zhvilluar, që është qartësisht e tija dhe që lundron i qetë mes disiplinave të ndryshme artistike. Ai ka një botë referimi shumë interesante, të ankoruar në fizikën kuantike, astrofizikën dhe metafizikën, dhe përpiqet të sigurojë përfaqësime të qëndrueshme për fenomenet që përshkruhen në to, duke ngritur pyetjen se çfarë është e përfaqësueshme dhe si.
Arbesa Musa është një artiste multidisiplinare e diasporës kosovare, e cila e përdor kujtesën e përvojës së saj në Kosovë si burim kryesor për punën e saj. Ajo përdor materialet e përditshme në mënyra delikate që lejojnë potencialin e tyre evokues dhe emocional të dalë përpara dhe të marrë përsipër.

Artistja e nominuar për çmimin "Artistët e së nesërmes" 2023 Renea Begolli (1998) është artiste pamore dhe studiuese që punon në Prishtinë, Kosovë. Puna e saj artistike eksploron intimitetin, gjininë, kujtesën, izolimin, trupin, hapësirat, çështjet ekologjike dhe sociale, të shprehura kryesisht përmes pikturave, vizatimeve dixhitale, instalacioneve dhe video-artit. Në vitin 2021, ajo u diplomua në Pikturë (BA), në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës dhe në Universitetin Bournemouth, BA (Hons) në Sociologji dhe Antropologji Sociale, një shkëmbim një semestral me Erasmus+. Monedha (shtator-tetor 2023). Begolli aktualisht po punon si Asistente Kuratoriale për Bienalen e Kievit, Vjenë 2023, si pjesë e programit Artist-in-Residence në MuseumsQuartier në Vjenë. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, ajo ka punuar në Iniciativën e Historisë Gojore si studiuese dhe arkiviste. Në vitin 2022, ajo ka punuar edhe si koordinatore e programit dhe bashkëkuratore për Kosovën në Arkivin Sekondar. Si artiste, Renea ishte pjesë e disa shfaqjeve të artit në grup dhe pati një shfaqje solo këtë vit të titulluar “Pragu” në Galeria Qahili.

Punimet e saj u ekspozuan në disa ekspozita kolektive: “Pavijoni i Arteve Pamore”, Varg e Vi(Gjilan, 2022), “Hybrids in Sight”, në Termokiss(Prishtinë, 2022), “Arti gjatë pandemisë: Bazuar në një histori të vërtetë” në Galeria Kombetare e Kosovës(2021), “Breathe” (@femartkosovo, 2021), “Viti i Ri, Artistë të Ri, Shpresa të Reja” në “Europe House” (2021), “Additions” (2020; Prishtinë, Mitrovicë) kuruar nga Blerta Hoçia, organizuar nga Fondacioni17, e më shumë.

Artisti i nominuar për çmimin "Artistët e së nesërmes" 2023 Shkamb Jaka ka lindur në Gjakovë. Ka diplomuar në degën e Arteve të Bukura – Pikturë (BA dhe MA) në Universitetin e Prishtinës. Përveç mbajtjes së dy ekspozitave personale, “DisDeKodim” tek Menza Ramiz Sadiku, 2020 dhe “Veprim drithërues në distancë” në Paper Gallery, në vitin 2021, ka prezantuar punën e tij në ekspozita të ndryshme kolektive. Jaka ka qenë finalist i “Artistët e së nesërmes” në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, 2020, pjesëmarrës në ekspozitën “Bazuar në një histori të vërtetë” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, 2021 si dhe së fundmi me prezantimin e veprës në ekspozitën “SOLO” në Qendrën e Praktikës Narrative, 2023. Interesat kryesore artistike të Jakës shkojnë nga vëzhgimi i sjelljes njerëzore, tek përvojat personale, tek teoritë dhe eksperimentet e ndryshme shkencore. Tani fokusi i tij është te fizika kuantike, metafizika dhe krijimi i vendeve utopike, bazuar në gjetjet e reja shkencore, duke i kthyer ato në art pamor.

Artistja e nominuar për çmimin "Artistët e së nesërmes" 2023 Arbesa Musa (1999) jeton dhe punon mes Zvicrës dhe Kosovës. Musa ka lindur në Gjenevë dhe rritur në Ferizaj të Kosovës. Ajo u kthye në Zvicër në vitin 2017 për të vazhduar rrugëtimin e saj artistik. Nga viti 2017 dhe sot ajo punon në një studio në Gjenevë me artistin zviceran, Stéphane Brunner. Gjatë viteve të qëndrimit në Kosovë, Arbesa mori 6 vite kurse pikture me artistin kosovar Alaudin Elezi, ku zhvilloi teknika të ndryshme pikture si vaj, akrilik, pastel apo edhe vizatime akademike. Me kthimin e saj në Gjenevë, ajo studioi në CFP Arts (Centre de Formation Professionelle Arts), ku filloi të punojë me media të ndryshme përveç pikturës, si skulptura, video, shkrimi dhe zëri. Në korrik të 2022, Arbesa u diplomua me një Bachelor në artet pamore në HEAD (Haute Ecole d’Art et Design), ku punoi së bashku me Caroline Bachmann, Vidya Gastaldon dhe shumë të tjerë. Aktualisht, ajo është duke studiuar për Master në Artet e Bukura në Institutin Kunst, FHNW, Bazel.

Arbesa Musa është një artiste multidisiplinare dhe punon me teknika dhe mediume të ndryshme si pikturë, skulpturë, zë, performancë, tekst, instalacion, qëndisje etj. Fragmentet e jetës së përditshme dhe përvojat e saj si grua janë pikat kryesore të punës së saj. Roli gjinor, traditat, peizazhet dhe kujtimet marrin një rol të madh në kërkimet e saj. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me atdheun e saj dhe e përqendruar në rrëfimin e temave të ndryshme që shënuan jetën e saj. Tema që mund të jenë mjaft politike dhe provokuese. Një nga temat me të cilat Arbesa ka punuar së fundmi është “arti tradicional” ose “arti artizanal”, si qëndisja dhe endja, që për të përfaqëson një dialog me të gjitha gratë e tjera që kanë punuar me fije para saj dhe kanë mbetur jashtë artit. dhe historia e arsimit. Arbesa përpiqet ta ndërtojë punën e saj bazuar në përvojat personale dhe kulturën popullore nga e cila është e rrethuar.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2023 do të shpallet me 2 dhjetor 2023 në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2023 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë në Residency Unlimited, gjatë periudhës qershor/korrik 2024, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2025.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar nga nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York.

Qëllimi i çmimit "Artistët e së nesërmes", është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol i margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artistët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmes” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.

+
Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2023 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.
+

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Çmimi Artistët e së nesërmës 2023
Artistët: Renea Begolli, Shkamb Jaka, Arbesa Musa

Puna kuratoriale: Vala Osmani dhe Albert Heta
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
Kordinatore e projektit: Laureta Hajrullahu
Asistente kordinatore e projektit: Edvina Musaj
Instalimi i ekspozitës: Skender Xhukolli
Foto dokumentimi: Alban Nuhiu
Pllakati: DZG