• Çmimi “Artistët e së nesërmes” 2018
Deklarata e Jurisë
5 dhjetor 2018

Dje dhe sot juria u mbledh në Prishtinë për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Ne jemi të ngazëllyer nga ekspozita dhe takimi me secilin finalist Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri për të diskutuar punën e tyre.

Ne ju kënaqëm tejmase ekspozitës në Klubin e Boksit dhe instalimin e punës së tyre, dhe mënyrën se si është krijuar hapësirë që secili artist t’i bëj idetë e veta të qarta. Ne kemi qenë të mahnitur nga përkushtimi i artistëve dhe si ata i kanë artikuluar ambiciet për punën e tyre. Ne kemi identifikuar një marredhënie të fuqishme mes kontekstit lokal të punës së secilit artist, për temën dhe materialin, dhe ka qenë inkurajuese për ne që të shohim se si artistët Kosovar gjithnjë e më shumë janë duke gjetur mënyra efektive për të tërheqë paralele nga përvoja personale dhe konteksi shoqëror dhe ekonomik.

Ne vlerësojmë hulumtimin e Altin Krasniqit të shitoreve private, si një hulumtim i posaqëm dhe në veçanti mënyrën si i ka tematizuar ato në pikturat e tij. Ne kemi qenë të mahnitur nga kritika e mprehtë e Dion Zeqirit në raport me kontekstin urban të Prishtinës, dhe mënyra në të cilën janë instaluar punimet e tij në Klubin e Boksit. Puna e Qëndresë Dedës është një ndërthurje e mrekullueshme, personale, poetike dhe analitike. Instalacioni i saj bindshëm kombinon në formë komplekse dhe precize imazhin, tekstin dhe materialet natyrore.

Në diskutimet e gjata dhe interesante, ne kemi konsideruar tre kandidatët me rradhë. Ne kemi shikuar punët e tyre në detaj, historinë e secilës praktikë, kemi konsideruar potencialin e punës së tyre, dhe se si kandidatët do të mund të përfitonin nga rezidenca në Nju Jork.

Juria falenderon Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e çmimit dhe udhëzimin e mirë të jurisë përgjatë procesit. Në fund, ne jemi të lumtur që kemi arritur në një vendim unanim për fituesin.

Prandaj, kemi kënaqësinë të shpallim fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018 Qëndresë Deda, dhe i urojmë sukses në Nju Jork, dhe në të ardhmën. Ne dëshirojmë të përgëzojmë të gjithë finalistët këtë vit, dhe të inkurajojmë Altin Krasniqin, Dion Zeqirin dhe të gjithë artistët nën 35 vjeç që punojnë në Kosovë që të konsiderojnë aplikimin në edicionin e çmimit 2019.

Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi që të inkurajojmë institucionet publike dhe donatorë të tjerë privat që të rrisin mbështetjen për çmimin “Artistët e së nesërmes”, financiar dhe infrasturkturor. Çmimi mundëson qasjen më të madhe të shkëmbimit ndërkombëtar dhe zhvillimit kolektiv për artistë të rinj që punojnë në Kosovë sot.


Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018
Adrian Deva
Charles Esche
Erëmirë Krasniqi
Amanda Parmer
Jelena Vesić



20 shtator 2018

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpallë vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.

Me 20 Shtator 2018, juria e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo, Jelena Vesić, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjeruese, Adrian Deva, artist dhe edukator arti dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), Nju Jork, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018, përmes deklaratës më poshtë:

Juria ka qenë e ngazëllyer nga interesimi i treguar për çmimin dhe nga llojllojshmëria e qasjeve të ndryshme ndër aplikimet këtë vit. Anëtarët e jurisë të cilët kanë qenë pjesë e jurisë në vitin 2017 kanë vërejtur se ka pasë përmirësim në përgjithësi në kualitetin e punës artistike si dhe të propozimeve.

Anëtarët e jurisë me shumë ngazëllim kanë diskutuar propozimet, për tu kthyer tek një numër i aplikimeve disa herë, duke lëvizur ngadalë deri në vendimin përfundimtar.

Ne ishim të lumtur që ishim në gjendje për të ardhur në një vendim unanim, duke e vënë në pyetje njëri tjetërin dhe si ne i përgjigjemi punës të secilit kandidat, dhe duke ndarë vëzhgimet se çfarë mund të imagjinojmë se ata do të krijojnë për ekspozitën e çmimit dhe rezidencën në Nju Jork.

Në fund, ne kemi zgjedhur tre artist, punët e të cilëve mbulojnë një rrafsh të gjërë të praktikës artistike aktuale në Kosovë, duke përfshirë, pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë. Punët ndajnë një interesim të përbashkët për marrëdhëniet mes kontekstit lokal dhe jetës bashkëkohore si dhe gjetjen e trajektores personale të procesimit të materialit dhe ambientit psikologjik të qyteteve kosovare.

Një intimitet gjendet në shumë prej punëve, ndërsa implikimet janë shpesh shoqërore dhe politike.

Të gjithë ne ndihemi që të tre artistët finalist do të përfitojnë nga ballafaqimi me sfidën e ekspozitës dhe të rezidencës në Nju Jork, dhe ne me padurim presim për të parë punën e tyre në ekspozitën në dhjetor, kur juria do të takohet në Prishtinë për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018. Juria dëshiron të falenderoj Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e sesioneve aq mirë dhe për përkrahjen e treguar për ne gjatë tërë procesit.

Ne jemi shumë të kënaqur të shpallim që finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 janë Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 Dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2018.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë 
falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2018, për punën dhe bashkëpunimin e tyre.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon jurinë për punën dhe bashkëpunimin.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon mbështetësit e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2018.