• Edi Hila: Një bisedë për projektin “Penthouse” 2014
Edi Hila: Një bisedë për projektin “Penthouse” 2014
Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Programi Publik
E premte, 31 korrik 2015, ora 20:00

Edi Hila: Një bisedë për projektin “Penthouse” 2014

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës

Edi Hila për Shkolla Verore si Shkollë do ta prezantojë projektin “Penthouse” 2014”.
Prezentimi do të zhvillohet rreth përvojës kreative, në veçanti rreth konceptualizimit dhe realizimit të projektit të fundit, “Penthouse”, e ekspozuar në Bienalen e Arkitektures në Venedik, 2014.
Prezentimi do të tregojë materialet e mbledhura për ndërtimet e fundit në Shqipëri, nën kushtet e zhvillimeve të fundit në demokraci, për pronën private dhe ekonominë e tregut. Së dyti, prezentimi do të zhvillohet rreth të gjeturave në lidhje me situatat e reja në ndertim dhe arsyet që kjo nismë të arrijë një përfundim të definuar mirë që ka të bëjë me fenomenin e ri të shfaqur, shumë kompleks dhe shumështresor sikurse gjendja psikologjike, shoqërore, ekonomike dhe antropologjike. Ndryshimet në peisazh dhe ambient, marrëdhëniet institucionale në kontekstin e burokracisë administrative, kulturës estetike dhe afinitetet spontane në zgjedhjen e lidhura me bukurinë deri tek traditat kreative të njerëzve. Duke mos harruar marrëdheniet e reja të krijuara pas imigrimit në vendet përreth. Prezentimi do të tentojë të sqarojë që shumë prej momenteve të lartpermendura janë prezente edhe në vende tjera të Ballkani, duke siguruar prezencën specifike të karakteristikave që tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë.
Edi Hila (Eduard Agostini), i lindur në Shkodër në vitin 1944.
Më 1967 Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane, në degën e pikturës. Do të kalojë një eksperiencë gati 10 vjeçare si piktor dhe skenograf pranë Radio Televizionit Shqipëtar.
Në vitin 1974 kritikohet nga Pleniumi i VI-të i P.P.Sh. pasojë e të cilit humbet të drejtën e punës krijuese në fushën e artit. Mbas kësaj rehabilitohet dhe vazhdon punën si redaktor artistik në revistën “Horizont”.
Në vitin 1991 filloi punën si Profesor i Arteve të Bukura, pranë Universitit të Arteve në Tiranë, në vitin 1993 ishte Dekan i Fakultetit të Arteve Pamore pranë këtij Universiteti. Në vitin 2015 del në pension.
Hila ka një aktivitet intensiv krijues gjatë viteve, ku përmendim punën e tij me “Mitterrand Gallery“ në Paris dhe ekspozitat personale si : “Penthouse“ (2013), “Tradicional landscapes” (2009), “Suburban“ Badischer Kunstverain, Karlsruhe (2006), si dhe ekspozitën në Galerinë e Arteve në Prishtinë (2004), ndërsa merr pjesë në një sërë ekspozitash të rëndësishme kolektive si: ARCHITECTURE ASSOCIAZIONE në Londër (2015); “SOME ARTISTS’ ARTISTS” , Marian Goodman Gallery(2014); “POTENTIAL MONUMENTS OF UNREALISED FUTURES” La Biennale di Venezia, International Architecture Exhibition – Pavijoni i Shqipërisë (2014); “THE DESIRE FOR FREEDOM” Arti në Europë prej vitit 1945 (kuratore Monika Flake), Muzeu Historik i Berlinit (2012); “TOUCHED”, Biennale of Liverpool (2010); “IN DEN SCHLUHTEN DES BALKAN” (kuratore, Rene Block) Kunsthale Fridiricianum, Kassel (2003); Vienna, ESSL Art Collection, ekspozita “Blood&Honey” , Il futuro dei Balcani (kurator Harald Zeman), etj.

 

Gjithashtu duhet përmendur që puna e tij është pjesë e koleksioneve të Musée d'art Moderne Centre Pompidou, FRAC Pays de la Loire, Fonds Municipal of the Ville de Paris dhe koleksionit privat të Rene Block.