• Vjollca Krasniqi: Tregime për të Treguar: Fluiditeti Historik dhe Pikëpamja e Feminismit në Kosovë
Vjollca Krasniqi: Tregime për të Treguar: Fluiditeti Historik dhe Pikëpamja e Feminismit në Kosovë
Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Programi Publik
E ejte, 6 gusht 2015, ora 20:00

Vjollca Krasniqi: Tregime për të Treguar: Fluiditeti Historik dhe Pikëpamja e Feminismit në Kosovë

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës

Hulumtimi për feminizëm është për tregimet e ngjarjeve kolektive, narrativave, dhe kujtimeve. Gjithashtu është për pranimin e mënyrave në të cilat e kanë formuar historinë e kohës së sotme. Të studiosh feminizmin gjatë kohës nuk do të thotë se domosdoshmërisht kalon vëmendja te të gjitha intervenimet feministe që dikush ka qenë dëshmitar, ka dëgjuar, ose ka kaluar atë eksperiencë. Duke përfshirë tekste dhe praktika të fiksuara në politikat e përditshme të gjeneratës së saj, ky hulumtim është gjithashtu për trashëgiminë dhe kujtimet e kaluara. Ligjerata ime, megjithatë, nuk është një përpjekje për rekonstruktimin e historiografisë së feminizmit dhe lëvizjes së femrave në Kosovë në të kaluarën dhe tash. Në vend të kësaj është një intervenim që kërkon të theksojë rrjedhshmërinë historike të relacioneve kohore dhe hapësinore të feminizmit si një ide, teori, dhe politikë, dhe të tregojë mënyrat se si ka rezonuar nëpër narrativa dhe modele të mobilizimit të femrave në Kosovë në dy dekadat e fundit.

 

Dr. Vjollca Krasniqi, sociologe. Mban titullin e doktores së shkencës nga Universiteti i Lubjanës. Ka arritë titullin e magjistrës së shkencës në programin Gjinia, Zhvillimi dhe Globalizimi në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE), dhe e diplomuar në në Filozofi dhe Sociologji në Universitetin e Prishtinës. Është ligjëruese në sociologji në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Ajo ligjëron Sociologji Klasike dhe Bashkëkohore, Filozofinë e Edukimit, Ri-edukimi dhe Ri-socializimi. Interesimet e saj në hulumtim përfshijnë: Evropa Jug Lindore, gjinia, komb-ndërtimi dhe shtet-ndërtimi, paqë-ruajtja dhe ndërtimi i paqes, zhvillimi, etnia, kujtesa kolektive, lufta, teoritë post-koloniale, teoritë feministe, trupi, sociologjia e jetës së përditshme, trans-nacionalizmi dhe reprezentimi, etnografia. Shkruan në zhvillimet politike, shoqërore dhe të gjinisë në Ballkan. Publikimet e saj përfshijnë: “Beyond the Incomplete: The Politics of Social Change in Kosovo” in Cvetičanin. P. (ed.) A Life of Tomorrow: Social Transformations in South East Europe (Universiteti i Shkupit, Shkurt 2015); “Disability, Politics and Culture in Kosovo”, Socialno delo (Fakulteti i Punës Sociale, Universiteti i Lubjanës, 2014); “The Topography of the Construction of the Nation in Kosovo” nën Pål Kostø (redaktor) Strategies of Symbolic Nation-Building in South Eastern Europe (Londër: Ashgate, 2014); “Another Report on the Banality of Evil: The Cultural Politics of the Milošević Trial in Kosovo,” në Timothy Waters (redaktor) The Milošević Trial: An Autopsy, (Oxford University Press, Dhjetor 2013); Kombformimi Simbolik në Evropën Juglindore [Symbolic Nation-Building in South Eastern Europe] (ed.) (Prishtinë, QHPGJ, Shtator 2013); “Feminism, Globalisation and Capitalism,” në Kasić, B., Petrović, J., Prelenda, S., Slapšak, S. (redaktore) Feminist Critical Interventions: Thinking Heritage, Decolonising, Crossings. (Red Athena University Press, Zagreb, Shtator 2013); “Neo-Colonial Regimes, Sexual Politics, and State-Building in Kosova” në Free and Sovereign: Art, Theory and Politics. A Book of Essays and Interviews on Kosovo and Srbija, (Novi Sad, Censura, Kontekst Galerija, Maj 2013); “The Gender Politics of Post-War Reconstruction in Kosova,” në Christine Eifler dhe Ruth Seifert (redaktore), Gender Dynamics in Post-Conflict Reconstruction (Bern, New York, Oxford: Lang Publishers, 2009); “Imagery, Gender, and Power: The Politics of Representation in Post-War Kosova,”Feminist Review, Vol.86 (Korrik 2007); Politika e Kujtesës dhe Përkatësisë: Historitë Personale të Grave Shqiptare në Kosovë [bashkë-autore] (Prishtinë: QHPGJ, Dhjetor 2006). Është bursiste e Academic Fellowship të Institutit për Shoqëri të Hapur nga viti akademik 2010-2015. Ka qenë bursiste e British Chevening në vitin 2004-2005. Është aktive në lëvizjen e grave në Ballkan dhe ka organizuar dhe marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare në çështjet politike dhe të gjinisë.