• Nita Luci: Estetika e përditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe Publikja
Nita Luci: Estetika e përditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe Publikja
Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Programi Publik
E mërkurë, 5 gusht 2015, ora 20:00

Nita Luci: Estetika e përditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe Publikja

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës

Në këtë punim paraqes një etnografi të artit bashkëkohor dhe analizoj politikat e reprezantimeve estetike që rrethojnë manifestimet e identitetit dhe fuqisë. Fokusohem në performancat publike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, për të parë konfliktet dhe mundësitë që mund të kenë arti bashkëkohor dhe ai publik, dhe nga ana tjetër t’i shohim mënyrat ku performancat publike, instalacionet, protestat, bëhen pjesë e negociimeve të përditshme të estetikës dhe fuqisë. Me anë të Ranciere, synoj të konsideroj politikën jo thjesht si ushtrim i fuqisë, por konflikt për formimin e një hapësire si politike (2006). Pyes: a mundet arti publik të arrijë këtë kritikë, nëse po, si do të dukej? Analiza ofron një lexim të kampanjave të marketingut publik, arkitekturën simbolike të ndërtimit të shtetit, seri ngjarjesh komemorative, protesta, vepra arti bashkëkohor, dhe intervenime të artit publik. Qëllimi këtu është të identifikohen regjime të veçanta të reprezentimeve, dhe mënyra në të cilat ato mundësojnë demarkacionin e kufijëve në mes të identiteteve gjinore dhe kombëtare, si dhe marrëdhëniet e tyre me veçoritë politike e kulturore dhe lidhjeve më globale. Në veçanti, unë argumentoj se mund ta trajtojmë artin publik si eksperiencë të takimit të përditshëm në mes të fuqisë dhe estetikës ku artistët në hapësirën publike negociojnë kuptimet e traditës dhe modernitetit.

Nita Luci mban titullin PhD në Antropologji nga University of Michigan – Ann Arbor. Është ligjeruese në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Antropologjisë, si dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK). Hulumtimi i saj fokusohet në temat gjinore dhe të burrërisë, shtetit, post-socializmit, nacionalizmit, kujtesës, dhe dhunës. Ajo është në krye të Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Fakultetin FIlozofik, Universiteti i Prishtinës. Në pranverën e vitit 2013 ishte hulumtuese vizituese në Dartmouth College dhe fellow në Institutin për hulumtime gjinore në Dartmouth. Përveç angazhimeve universitare, ajo gjithashtu është pjestare e bordeve të disa organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, me fokus në gjini, LGBT, dhe aktivizëm. Gjithashtu ka punuar me iniciativa në fushën e artit bashkëkohor, si editimi i publikimit të katër shtojcave titulluar “Women n/or Witches: Representation, Feminism and Art.” Ajo bashkëthemeloi organizatën e pavarur feministe Alter Habitus – Institute for Studies in Society and Culture, që është fokusuar në perspektivat gjinore në kujtesën e pasluftës në Kosovë. Ka pranuar bursa dhe grante të shumta hulumtimi. Publikimet e saj përfshijnë: “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo (me bashkëautore Linda Gusia, CEU Press 2014); Masculine Habitus: How to Think of Men in Kosova (2011); Un/welcomed Guests: NATO Intervention in Kosova (Routledge, 2011); Events and Sites of Difference: Mark-ing Self and Other in Kosovo (bashkëautore me Predrag Markovic, Ashgate 2009); Superfluity: Cultural Policies and Contemporary Art (2008); Gender Equality and Women’s Position in Society in Kosovo (2006); The Politics of Remembrance and Belonging: Life Histories of Albanian Women in Kosova (me bashkautore Vjollca Krasniqin, 2006); Transitions and Tradition: Constructions of Gender, Nation and Family in Kosova (Lit Verlang 2005); Das Schweigen der Frauen: Genderkonstruktionen und Genderdynamiken in Kosova vor und nach dem Krieg (Lit-verlang 2004); Endangering Masculinity in Kosovo: Can Albanian Women Say No? (2002).