• Qendresë Deda
Ekspozita e finalistëve të AeN 2016

Çmimi Artistët e së nesërmes 2016

Qëndresë Deda, Faton Mazreku, Arbërore Sylaj dhe Dardan Zhegrova

20/10/2016 - 19/11/2016
Hapja: 20/10/2016, 20:00

Puna kuratoriale: Vala Osmani dhe Albert Heta
Arkitektura e ekspozitës: Vala OSmani

Vendi: Klubi i Boksit, rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj ekspozitën e finalistëve të Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016, për artistët Kosovar deri në moshën 35 vjeçare. 

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmës”, i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qëndror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i organizatorëve dhe themeluesëve të ishte të shpërblejnë artitët e rinj me një rezidencë artistike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të theksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor and për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizimin e çmimit “Artistët e së Nesërmes”.

Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së Nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimet e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.

Juria ndërkombëtare e përbërë nga profesinonistët e rëndësishëm të fushës, të nominuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, kanë përzgjedhur tre artist të cilët do t’i ekspozojnë punët e tyre në ekspozitën e finalistëve. 

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 janë përzgjedhur në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/ saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar.

Juria do të shpallë fituesin/ en në hapjen e ekspozitës së tre finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016, më 20 tetor 2016.

Juria e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2016 përbëhet nga Anne Barlow (Kryetare e jurisë), Petrit Halilaj, Miran Mohar, Milica Tomić dhe Anna Witt.

Nga tetëmbëdhjetë aplikime, juria ka zgjedhur tre finalistët në bazë të fuqisë të propozimeve dhe punëve ekzistuese të aristëve.

Atë të cilën të gjithë finalistët e kanë të përbashkët është përkushtimi serioz dhe vëmendjja, ndaj një praktike, dhe një aftësi për tu marrë me tema universale në një mënyrë që reflekton edhe specifikat e caktuara të kontekstit lokal apo personal.

Finalistët e parë janë një duo, bashkëpunim ndërmjet Arbërore Sylaj dhe Dardan Zhegrova. Me këtë propozim, juria ka qenë e fascinuar me punën e tyre individuale, dhe me potencilain e bashkëpunimit të tyre në krijimin e nje vepre të re.

Finalistja e dytë është Qëndresë Deda, dhe me të juria ishte e intriguar se si një praktike jashtëzakonisht personale dhe e vazhdueshme ditore mund të përkthehet në kontekstin e një ekspozite.

Finalisti i tretë është Faton Mazreku, për të cilin juria ka menduar që sjellë një dimension social dhe politik pikturës, në një formë unike që kombinon atë që vështrohet, me elementet e të pamundurës.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2017, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2017.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 janë Trust for Mutual Understanding dhe Banka Raiffeisen në Kosovë.

Çmimi “Artistët e së Nesërmes” 2016 është e përkrahur edhe nga Technomarket, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, Komuna e Prishtinës, Ambasada Austriake në Prishtinë, X-print dhe DZG.