Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015
E Hënë 27 korrik, 2015, ora 20:00
Felix Gmelin: Arti dhe Krimi
Felix Gmelin, i lindur më 1962 në Heidelberg, studioi në The Royal Institute of Art në Stokholm dhe momentalisht jeton ndërmjet Sarajevës, Stokholmit dhe Oslos. Në Oslo ai punon si profesor i artit bashkëkohor në National Academy of the Arts KHiO që nga viti 2014.
Puna e Gmelin hulumton shëmbëlltyrën politike dhe gjuhën duke krahasuar lëvizjet politike bashkëkohore me ato të së kaluarës në mënyrë që të gjejë modele artistike dhe shoqëroro-politike për të ardhmen.
Ai është i interesuar në rolin e kulturës në shoqëri dhe si metodat artistike mund të përdoren në periudhat e ndryshimit shoqëror, si dhe në atë se si ndryshimi shoqëror nga ana tjetër, mund të bëhet pjesë e praktikës personale kulturore.
Puna e Gmelin është prezantuar në audienca të gjera të artit, në ekspozita si: në edicionin e 50-të dhe të 52-të të Venice Biennale, the Berlin Biennale 4 dhe kohët e fundit puna e tij është parë në Deichtorhallen në Hamburg dhe Tirana Open 1 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Shqipëri.
Arti dhe Krimi, prezentim nga Felix Gmelin është pjesë e programit të prezentimeve publike të projektit Shkolla verore si shkollë.Shkolla Verore si Shkollë.