Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015
E marte, 28 korrik 2015, ora 20:40
Ibro Hasanović: Tregime, letra dhe disa ngjyra
Prezentim mbi filmat dhe videot që trajtojnë histori gojore dhe individuale, kujtesën kolektive dhe arkivat personale.
Ibro Hasanović (i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, më 1981) ka studiuar dizajnin industrial në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë dhe artin bashkëkohor dhe kinemanë në Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporanis në Francë. Temat kryesore të punëve të tij – filmi, videot, fotografia dhe instalacioni janë kujtime individuale dhe kolektive. Punët e tij janë përfshirë në ekspozita internacionale, si ato në Garage Museum of Contemporary Art në Moskë, Muzeu i Arteve të Bukura Split, Salloni i 52 dhe 55 i Tetorit në Beograd, Bienalja e 7
Multimeridijan në Pulë, Le 116 centre d’Art Contemporain de Montreuil, Galeria Klovicevi Dvori në Zagreb, Kunsthalle Wien, Graz Kunstlerhaus Hall fur Kunstand Medien, 2nd Project Biennial D-0 ARK Underground, Muzeu i Artit Bashkëkohor Zagreb, Muzeu i Artit Turku në Finland, Muzeu i qytetit Lubjanë, Galleria d’Arte Moderna Palazzo Forti në Veronë. Më shumë informata në: ibrohasanovic.com