• Shkolla Verore si Shkollë 2015
Kurset
SSAS 2015 ka grumbullu një përzgjedhje të artistëve, arkitektëve, edukatorëve, teoricientëve, kuratorëve të cilët kanë dizajnuar kurse të cilat tematikisht dhe gjeografikisht shkojnë përtej konteksteve kombëtare dhe rajonale në Europë, në të njejtën kohë duke ruajtur një shkallë të lartë të vetëdijës për kornizen tanishme politike, shoqërore dhe kulturore.

Kurset e bazuara në teori të Shkolla verore si Shkollë 2015 fillojnë me 27 Korrik me Kursin 1: Historia e artit ndërmjet djepave dhe barrikadave: Metodologjia feministe e hulumtimit të historisë së artit me Prof. Dr. Suzana Milevska

Kurset e produksionit të Shkolla Verore si Shkollë 2015 fillojnë me 29 Korrik 2015 me Kursin 2: Lokalitete të ndërlidhura si globalitete të reja Miran Mohar

Kursi 2 do të fokusohet në çështje praktike, realizim të një vepre të artit në çfarëdo mediumi të përzgjedhur gjatë kohës së shkollës verore.

Nga pjesëmarrësit do të kërkohet që të eksplorojnë pyetjet që mund të jenë pjesë e historisë globale të artit bashkëkohor nga perspektiva e tyre lokale. Natyra e punimeve që do të zhvillohen gjatë kursit duhet të diskutojnë dhe të paraqesin çështjet e dallimeve mes vendeve me sistem të zhvilluar të artit dhe të atyre pa ose me sistem më pak të zhvilluar (siç është rasti në shumë vende të Evropës Lindore dhe gjetiu). Në vende pa sistem të zhvilluara të artit ekzistojnë strategji e qasje të ndryshme në nivele të ndryshme, si në prodhim të artit dhe distribuim. Pjesëmarrësit priten të marrin në konsideratë premisën se të jesh nga një vend me sistem të artit më pak të zhvilluar nuk është domosdoshmërisht disavantazh.

Zhvillimi i kursit do të bazohet në diskutim të ideve, zbatime materiale, si dhe në procesin e prodhimit të një vepre të artit krahas me nivelit konceptual dhe teknologjik. Studentët duhet pastaj të vendosin se me çfarë tema duan të merren si dhe të zhvillojnë një projekt më të ndërlikuar me të cilin do të donin të punonin në të ardhmen. Temat nuk do të jenë të kufizuara

Çertificakta për pjesëmarrësit që vijojnë SSAS lëshohen nga AVA, Lublanë, institutcion i akredituar për Edukim të Lartë dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.