• Martin Fritz: From Site to Situation – A Personal History of Public Art
Martin Fritz: Prej Vendit në Situacion. Një Histori Personale e Artit Publik
Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015

Programi Publik
E martë, 4 gusht 2015, ora 20:40

Martin Fritz: Prej Vendit në Situacion. Një Histori Personale e Artit Publik

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku Prishtina
Republika e Kosovës

Prezentimi do të bëjë një pasqyrë biografike të zhvillimeve të fundit të artit publik. Duke përdorur shembuj prej punës së tij si kurator dhe krijues i artit publik, Martin Fritz do të tregoj se si arti në sferën publike gradualisht zhvillohet nga paradigma e “Site Specificity" në verzion më bashkëkohor, që do të mund të quhej “Situation Specificity”. Në të njejtën kohë arti në sferën publike ka kaluar në praktikë bashkëpunuese, hap pas hapi duke lënë pas kufijtë e artit të prodhuar individualisht, në favor të dobisë, pjesëmarrjes, dhe punës ndërdisplinore. Duke zgjeruar nocionin e artit, arti ka kontribuar drejt një situate ku është vetëm një nga shumë praktikat që vazhdimisht përfshihen në riformimin e sferës publike. Kuratori nga Viena do të përfundoj prezentimin e tij duke argumentuar se arti më i mirë publik i vitit deri tani është prodhuar nga një brigadë vullnetare e zjarrfikësve.

 

Martin Fritz studoi juridikun në Vjenë nga viti 1981 deri më 1986. Që nga ajo kohë ka punuar në fushën e produksionit të artit bashkëkohor në Vjenë, Nju Jork, Gjermani, dhe shtete të tjera. Duke filluar me projekte të pavarura në teatër, arte pamore, dhe film gjatë viteve ’80, ai u specializua në produksionin dhe krijimin e projekteve të arteve pamore në bashkëpunim me kuratorë dhe institucione, me theks të veçantë në menaxhim të projekteve dhe artin në hapësira publike. Mes tjerash ka punuar edhe si drejtor në rihapjen e P.S.1 Qendra e Artit Bashkëkohor në Nju Jork, koordinator i përgjithshëm në Manifesta 4 – Bienalja Evropiane e Artit Bashkëkohor në Frankfurt (Main), dhe drejtor menaxhues i In Between – Projekti artistik i EXPO 2000 në Hanover. Së fundmi ka punuar si konsultant për çështjet strukturale dhe organizative për iniciativat e financimit të arteve si projekti i filluar nga Fondacioni Federal Kulturor Gjerman në Berlin dhe Fondacioni ERSTE në Vjenë. Puna e tij kuratoriale përfshin projektet e artit për spitalin në Merano, Itali, projektet e artit për universitetin në Klagenfurt, Austri, dhe Beziehungsarbeit – Kunst und Institution, ekspozitë në shkallë të gjerë për Institutional Critique si dhe më shumë për Künstlerhaus në Vjenë. Prej vitit 2001 deri më 2007 ishte anëtari i bordit të Fondacionit Ndërkombëtar Manifesta. Prej vitit 2004 deri më 2009 ishte drejtori i Festivalit të Regjioneve, Bienales së artit dhe kulturës specifike të lokacionit në regjionet rurale të Austrisë së Epërme. Mes punëve të tjera të mësimdhënies (Donau Universität Krems, Department für Bildwissenschaften, ECM – University of Applied Arts Vienna), Martin Fritz ishte edhe profesor në Universitetin e Webster – Kampusi në Vjenë, në lëndën e “Organzatat Kulturore - Struktura dhe Teoria”, dhe ligjërues mysafir në CuMMa, në Universitetin Aalto, Helsinki. Aktualisht kërkimet e tij janë të fokususara në Pallatin Imperial në Vjenë dhe shfrytëzimin e tij si hapësirë për muze dhe ekspozita gjatë shekullit XX.