Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015
E marte, 28 korrik 2015, ora 20:00
Miran Mohar: Sistemi i artit bashkëkohor në Europën lindore dhe specifikat e tij
Mina Mohar do të prezantoj para publikut të “Shkolla Verore si Shkollë” specifikat e sistemit të artit në Evropën Lindore, duke i krahasuar me ato më të zhvilluara të Evropës Perendimore. Poashtu, Mohar do të ndalet në disa segmente të sistemit të artit në territorin tonë, përfshirë edukimin artistik, muzetë dhe hapësirat e tjera publike të ekspozimit, koleksionet dhe koleksionuesit privatë dhe publikë, si dhe prodhimet teorike. Do të jap një përmbledhje të zhvillimit të përgjithshëm të artit modern pas Luftës së Dytë Botërore në vendet ish socialiste të Evropës Lindore, që e ka hulumtuar në bashkëpunim me grupin IRWIN, në kuadër të projektit të quajtur East Art Map (vitet 2000-2005). Qëllimi i prezantimit të Mohar është të jap informatat bazike dhe reflektimin mbi atë se çfarë lloji të sistemit të artit jemi duke prodhuar dhe të diskutoj se cilat elemente që mungojnë në sistemin e artit, që duhet të krijohen apo përmirësohen nga vetë ne, për nevojat tona specifike.
Miran Mohar (i lindur më 1958 në Novo Mesto, Slloveni) është artist i cili vepron në Ljubljanë. Ai është anëtar i grupit të artistëve Irwin dhe bashkëthemelues i kolektivit artistik Neue Slovenishe Kunst, i studios për dizajn grafik New Collectivism dhe Teatrit Scipion Nasice Sisters.
Bashkë me katër anëtarët e tjerë të grupit Irwin (Dušan Mandič, Andrej Savski, Roman Uranjekand, Borut Vogelnik), Mohar ka marrë pjesë në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irwin prej vitit 1984. Këto janë disa prej tyre: Hans in Luck - Art and Capital, Lehmbruck Museum, Duisburg, 2014; Former West, HKW, Berlin, Art Turning Left, Tate Liverpool, Liverpool, 2013; A Bigger Splash, Tate Modern, London; NSK Passport Office, Museum of Modern Art (MOMA), Manifesta, Genk, 2012, The Global Contemporary. The Art Worlds after 1989, ZKM /Centrefor Art and Media Karlsruhe, Karlsruhe; Impossible Communities, State Museumof Modern Art, Moscow; The International, MACBA, Barcelona, 2011 / Paris, The Promises of the Past, Centre Pompidou, 2010 / Moscow,Third Moscow Biennial, New Old Cold War, 2009 / Krems, Kunsthalle Krems, State in Time, 2009 / Taipei, Taipei Biennial, 2008 / NewYork, Museum of Modern Art, Eyeon Europe: Prints, Books&Multiples, 1960 to Now, 2006 / Istanbul, Istanbul
Biennial , 2005 / Venice, Venice Biennial, Personal Systems, 2003 / Berlin, Kunstlerhaus Bethanien, Retroprincip, 2003 / Berlin, Gropius Bau, Berlin-Moscow /Moscow-Berlin, 2003 / Hagen, Karl Ernst Osthaus Museum, Museotopia, 2002 / Rome, Galeria Moderna e Contemporanea, Le Tribu' del'arte, 2002 / Vienna, Museum of 20th Century, Aspects and positions, 1999 / Istanbul, Istanbul Biennial, 1997 / Rotterdam, Boyman Museum, Manifesta, 1996 / Ljubljana, Moscow, Apt Art and Ridzina Gallery, NSK Embassy – Moscow, 1992, Moderna galerija, Slovenske Atene, 1991 / Düsseldorf, Städtische Kunsthalle Düsseldorf, 1988, London, Riverside Gallery, 1887
Si anëtar i ekipit të dizajnit grafik New Collectivism ai ka bashkë dizajnuar libra të shumtë, posterë dhe produkte të tjera të dizajnit grafik për këto institucione: P.S.1/ MOMA NewYork, Museum of Modern Art Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, Scipion Nasice SistersTheatre, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel, etj.
Prej vitit 1983 ai ka punuar shumë skenografi për këto kompani të teatrit dhe vallëzimit: Randy Warshaw Dance Company, Scipion Nasice SistersTheatre, Red Pilot and En Knap Dance Company.
Mohar poashtu është edhe bashkëthemelues dhe anëtar i lëvizjes arkitekturore Maja Farol dhe anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian prej vitit 2001.
Që prej 2008 ai është ligjërues, shef i Departamentit të Arteve të Bukura dhe prodekan në AVA, Academy of Visual Arts në Lubljanë.
Miran Mohar ishte poashtu tutor në SCCA World of Art Curatorial School gjatë viteve 2002/2003 dhe 2012/2013.