Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015
E ejte, 6 gusht 2015, ora 20:40
Nebojsa Milikiq: Intervistimi i vetes me ndihmën e serbëve të Kosovës
Kam filluar të intervistoj Serbët e Kosovës në vitin 2004, gjatë vizitave të para në Kosovë, të cilat nxiteshin nga arsye të ndryshme aktiviste dhe artistike. Përmes bisedave me Serbët e Kosovës që takoja rastësisht në Graçanicë, Prishtinë dhe Preoc në Kosovë, si dhe refugjatët që kam takuar në Bor dhe Leskovac në Serbi, studioja të kuptuarit tim dhe të tyrin mbi historinë e Kosovës në kohët e fundit, si dhe pozitën dhe rolin e tyre ashtu sikur edhe timin në atë histori.
Eksperienca ime me mediat në Serbi formulonte dy përfaqësime dominuese të Serbëve të Kosovës. Përfaqësimi i parë koncentrohej në imazhin e Serbëve të Kosovës si viktima persona të zhvendosur, përderisa përfaqësimi i dytë i paraqiste ata si heronj e martirë. Është e mundur që përvoja ime personale nuk mirret parasysh në përgjithësimin dhe shqyrtimin e rolit të tregimit të medias, por sidoqoftë ky studim është i nxitur nga përshtypja subjektive, e jo ajo tashmë e treguar e objektive. Ashtu si e shoh unë, Serbët e Kosovës kishin një pozitë të rëndësishme dhe luajtën rol të madh në “kismetin” e shoqërisë dhe shtetit në Serbi dhe Jugosllavi gjatë viteve 1980 dhe 1990. Pra, koncepti dhe domethënia e intervistave të publikuara është përfaqësimi dhe ekzaminimi i këndit tim të të kuptuarit të kësaj çështjeje.
Pas realizimit të disa intervistave në Mitrovicë, nisa serine e seminareve me temë mbi Historinë e Kosovës në Qendrën Kulturore Rex në Beograd, ku edhe punoj. Çfarë mësuam nga këto seminare dhe si mund ta ndajmë këtë përvojë edhe më gjerë?
Nebojša Milikić punon në fushën e kulturës si menaxher, hulumtues, dhe aktivist, që jeton dhe punon në Beograd, Serbi. Studioi dhe punoi në Institutin për Gjeologji dhe Paleontologji Rajonale në Beograd, mori pjesë në Shkollën e Historisë dhe Teorisë së Imazhit të Qendrës për Art Bashkëkohor në Beograd, dhe The Queer Studies në The Center for Queer Studies në Beograd. Që nga viti 1995 u përfshi në praktikën organizative, artistike, dhe kuratoriale në artet pamore dhe relacionale. Inicoi, realizoi, dhe bashkë-realizoi shumë programe dhe projekte kulturore dhe artistike në Serbi dhe jashtë saj. Merr pjesë në shumë projekte hulumtuese të pavarura dhe kampanja aktiviste. Shkruan për produksionin kulturor dhe artistik. Prej vitit 1999 punon në Cultural Center Rex në Beograd si iniciator dhe koordinator i programeve të debatit dhe programeve të demokratizimit dhe decentralizimit të kulturës.