Shkolla Verore si Shkollë
26 korrik - 9 gusht, 2015
E martë, 4 gusht 2015, ora 20:40
Pepi Sekulich: Evokimi i Kreativitetit
Pepi Sekulich është njëri nga themeluesit dhe iniciatori i Institutit A.V.A – Akademia e Arteve Pamore dhe programit të tij. Ai diplomoi në Londër më 1992, në Kolexhin e Artit në Wimbledon (Universiteti i Arteve në Londër). Si dizajner-skenograf i teatrit, ai mori pjesë në më shumë se 30 performanca vallëzimi dhe teatri në disa teatro dhe kompani, si: SNG Drama Ljubljana, Teatri i Mladinsko, PDG, Nova Gorica, Teatri i Qytetit Ljubljanë, Teatri i Ptuj, Teatri i Koper, Fundacao Serralves Porto, Le ballet Gent, En Kap etj. Ai punoi si dizajner i produksionit në 12 filma të metrazhit të gjatë dhe i një numri të filmave të metrazhit të mesëm dhe të shkurtë, si: Outsider 1995, Sterotype 1996, Ita Rina 1997, Web 1998, Ljubljana 1999, Head noise 2000, Guardian of the Frontier 2000. Ai mori tri çmime për dizajnin më të mirë të produksionit. Ai ishte regjisor i filmit dokumentar-dramë të metrazhit të gjatë: A Rehearsal for Death 2007 (National TV). Gjithashtu është autor i një numri ekspozitash dhe të aksioneve artistike. Ka dhënë mësim mbi Artet e Bukura dhe Dizajnin për skenë dhe ekran në disa Institucione të Arsimit të Lartë dhe Institucione të Artit.