Filoart, Želimir Žilnik, Driton Hajredini, Milica Tomić, Bekim Gllogu, Lulzim Zeqiri, Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina, Fitore Isufi, Rudina Xhaferi, Kadër Muzaqi, Merita Koci, Flaka Haliti, Driton Selmani, Alban Muja & Yll Çitaku, Shota Bukoshi, Petrit Halilaj, Lëvizja Vetëvendosje!, Felix Gmelin, Maria Jose-Rojas.
Punë kuratoriale nga Albert Heta
Panairi i Artit Supermarket 2011 është PO-ja e parë si përgjegje ftesës që ju ka ba Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, për me qenë pjesë e një panairi ndërkombëtar të artit bashkëkohor. Ftesa prej Supermarket, panair ndërkombtar i udhëhequn nga artistet, dhe Institutit Suedez, ndërlidhet me një nivel të ri të punës tonë, e cila na intrigoi jo me vetëm për ta vazhduar vështirimin nga afër të këtyre strukturave dhe qellimeve të tyre, por kësaj herë edhe duke e zgjeruar kërkimin nga brenda dhe duke e përjetuar sfiden përtej hulumtimit.
Prania e Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në Supermarket 2011 do të shfaqet me reprodukimin e një Ekspozite, reprodukim në të gjitha elementet e dizajnit dhe arkitekturës e saj, por e shfaqur vetëm me shtresën e shtuar të kësaj Ekspozite e cila ishte ardhmja e Ekspozites së prodhuar në Prishtinë.
Ekspozita për herë të parë është shfaqur në kontekstin e projektit Arkivi Mobil.
Arkivi Mobil, është projekt i udhëhequn nga Qendra e Izraelit për Art Digjital dhe është themelu në mars të vitit 2007 nga Eyal Danon, Galit Eilat dhe Eva Birkenstock.
Arkivi Mobil është verzioni portabel i Arkivit të Qendrës së Izraelit për Art Digjital, Holon. Që nga viti 2007 Arkivi Mobil udhëton nëpër botë dhe në kuader të këtij udhëtimi secili prej institucioneve partnere kontribon me punë të reja të shtuara në kolekcionin origjinal, dhe e dërgon atë më tutje, tani në versionin e zgjeruar.
Stacion - Qendra per Art Bashkohore Prishtine ka qenë stacion i Arkivit Mobil në qershor të vitit 2010. Punët te cilat do të shfaqen në Supermarket 2011 janë punët e zgjedhura nga Stacion - Qendra për Art Bashkohore Prishtinë për tu bërë pjesë e Arkivit Mobil.
Perzgjedhja e puneve mund te jete nje pergjegjje ne deklaraten: “Arkivi mobil është ftuar prej Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në një kontekst dhe vend që nuk ka kulturë a institucione arkivore.
Çka ndodhë me dokumentimin dhe punën e nji nisme jo-qeveritare pasi që institucioni pushon së ekzistuari? A çohet ndonjë prej materialeve të këtyre projekteve në arkiv, ose ku gjendet?
Ky projekt ka për qëllim ta çojë këtë çështje dhe çështjet e ndërlidhura në nivel publik dhe të nisë diskutimin mbi modelet ekzistuese të arkivimit të kujtesës, punëve dhe ngjarjeve. Sipas mendimit tim, punët në video të disa artistëve prej Kosove të prodhuara prej vitit 1999, janë një element i rëndësishëm i prodhimtarisë kolektive të kësaj shoqërie si dhe një element i rëndësishem i narrativit të kësaj shoqërie.’
Pjesëmarrja e Stacion - Qendra për Art Bashkohore Prishtinë në Supermarket 2011 është përkrahur nga Instituti Suedez dhe DZG.