Shkolla Verore si Shkollë
E Hënë, 8 Korrik 2016, ora 19:00
Amila Ramović: Ndërtimi i një institutcioni të artit në një shoqëri në ndërtim.
Projekti Ars Aevi është një përpjekje ambicioze e këtyre dy dekadave të fundit në Bosjnë dhe Herzegovinë. Njihet për konceptin e vecantë - përmes së cilës artistët nga e gjithë bota bëhen themeluesit e një koleksioni të përbashkët në Sarajevë, për t’u vendosur në një ndërtese të muzeut të dizajnuar nga Renzo Piano. Më tepër projekti është interesant si hapësirë, pasi që është urë në kohë mes dy Boshnjakëve, ata të para luftës pas Olimpiadës, ku arti dhe kultura kanë luajtur rol të madh, në kohën kur është menduar projekti; dhe ate të pas luftes ku roli i artit ka ndryshuar, më shumë për shkak të margjinalizimit sistematik, me përjashtim të vetëm kur ka funksionuar si instrument i afirmimit të politikave të fabrikimit të identiteteve të reja etnike. Në 20 vitet e fundit, Ars Aevi është përfshirë në interakcion të përhershëm duke ndryshuar realitetet në Bosnjë dhe Herzegovinë, anët e tyre artistike, politike dhe finansiare.
Prezentimi në Shkolla Verore si Shkollë në Prishtinë synon të diskutoj sfidat dhe misionet e institucioneve të artit në një shoqëri komplekse dhe fragjile sikur Bosnja, dhe poashtu të reflektoj për aspekte të ndryshme të prodhimit artistik dhe prodhimit të institucioneve.
Amila Ramović (Sarajevë, 1977) është Drejtore Ekzekutive në Ars Aevi Project – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Sarajevë. Që nga viti 2000, ajo ka organizuar dhjetëra prodhime të artit bashkëkohor dhe ka kuruar ekspozita të udhëhequra nga artist nga Bosnia dhe ata ndërkombëtar. Ndër të tjera ka organizuar ekspoziten individuale të Braco Dimitrijević në Bienalen e Venedikut në 2009 dhe në Sarajevë 2010; anëtarët e grupit Sing Sing në Reggio Emilia me 2009, dhe Sarajevë me 2011, dhe Musem of Modern Art në Saint Etienne me 2012; Peter Ablinger në Sarajevë me 2014, etj. Si drejtore ekzekutive në Ars Aevi ajo ka qenë përgjegjëse për marrëdheniet koordinuese me partner në krijimin e kushteve për ndërtimin e Muzeut për Art Bashkëkohor në Sarajevë të dizajnuar nga Renzo Piano. Ajo është autore dhe redaktore e shumë publikimeve të Ars Aevi. Ajo ka PhD në praktikë artistike bashkëkorore sonike, dhe është profesoreshë në Akademinë e Muzikes në Sarajevë.