• Summer School As School 2016
Liburn Jupolli: Composing/Invention
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Hënë, 11 Korrik 2016, ora 20:15

Liburn Jupolli: Composing/ Invention

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Një prezentim për punën personale dhe pervojat me kompozim gjatë këtyre viteve të fundit. Jupolli do të hulumtoj se si lidhet shpikja e instrumenteve me këtë përvoj dhe se si subjektet dhe mediumet e tjera mund të ndihmojne zhvillimin e punes.

Çfarë janë problemet që hasim në tentim të rimodelimit të instrumenteve apo shpikjës së tyre? Si mund të ndihmoj njohja e mekanikes në gjetje muzikore?

Puna me mikrotonalitet: Për më shumë, prezentimi do të vazhdoj me studimet dhe me gjetjën e formave të reja të ndërlidhjes së mediumeve të ndryshme përmes studimit të mëtutjeshëm për modalitetet e sjelljes nëpërmjet aspektit formal dhe strukturor.

Liburn Jupolli (i lindur me 11 Dhjetor 1989 në Prishtinë, Kosovë) është muzicient shqiptar nga Kosova.
Qysh nga mosha 12 vjeçare ai ka filluar të kompozoi dhe të studoi teori të muzikes, duke vijuar mësime private paralelisht me studimet në piano. Ai përfundoi shkollen fillore dhe të mesme të muzikes në piano dhe dy vite në kompozicion me profesorin Zeqiria Ballata në Universitein e Prishtines. Që nga viti 2004 ai ka komponuar muzikë për teater, film, animacion, produkcione vizuele dhe konceptuale në Ballkan, dhe ka punë shkruara për instrumentistët dhe ansamblet në Kosovo dhe jashtë. Ai gjithashtu punon në dizajnin dhe rimodelim të instrumenteve të reja, qysh nga viti 2010 ai ka përfunduar 5 instrumente origjinale. Ai studion kompozim në Paris në “Jacques Ibert” Conservatory në klasën e Stephane de Gerando dhe kompozim të elektro-akustik në CRR de Paris në klasen e Denis Dufour. Muzika e tij është përformuar në Kosovë, Shqipëri, Danimarkë, Francë, Itali, Angli, Finlandë, Estoni, dhe në SHBA.