Shkolla Verore si Shkollë
E Martë, 5 Korrik 2016, ora 20:15
Nat Muller:The Poetics and Violence of Refusing, Disengaging and Discarding Loss
Rr. Mark Isaku, Prishtinë
Nat Muller është kuratore dhe kritike e pavarur e cila jeton në Amsterdam. Interesimet e saj kryesore përfshijnë: kryqëzimet e estetikës, mediat dhe politikën, artin e medias dhe artin bashkëkohor në Lindjen e Mesme. Është kontribuese e rregullt në Springerin dhe MetropolisM. Shkrimet e saj janë publikuar ndër tjerash në Bidoun, ArtAsiaPacific, Art Papers, Hyperallergic, Canvas, X-tra, The Majalla, Art Margins and Harper’s Bazaar Arabia. Poashtu ka shkruar shumë katallogë dhe ese monografike për artistët nga Lindja e Mesme. Së bashku me Alessandro Ludovico edituan Mag.net Reader2: Between Paper and Pixel (2007), dhe Mag.net Reader3: Processual Publishing, Actual Gestures (2009), bazuar në një seri të debateve, organizuar në Documenta XII.
Nat ka ligjëruar në universitete dhe akademi në Holandë dhe në Lindjen e Mesme, si dhe ka kuruar shfaqje të videove dhe filmave për projekte dhe festivale internacionale, përfshirë ato për Rotterdam's International Film Festival, Norwegian Short Film Festival and Video D.U.M.B.O. Ajo është anëtare e bordit të IMPAKT Media Festival (Utrecht), organizatës së artit TENT (Rotterdam) dhe pjesë e komisionit këshillues në Fund for Creative Industries and e-Culture (NL).
Më herët ajo ka shërbyer si anëtare e komisionit përzgjedhës në Mondriaan Fund (NL). Në vitin 2015 dhe 2016 Nat ishte kordinatore Kordinatore për Prince Claus Fund. Projektet e saj të fundit përfshijnë: Spectral Imprints për Abraaj Group Art Prize në Dubai (2012), ekspozitën personale të Adel Abidin’s, I love to love… në Forum Box në Helsinki (2013), Memory Material në Akinci Gallery, Amsterdam (2014); Customs Made: Quotidian Practices & Everyday Rituals në Maraya Art Centre në Sharjah (2014); This is the Time. This is the Record of the Time në Stedelijk Museum Bureau Amsterdam & American University of Beirut Gallery (2014/15).
Nat është korrespodente editoriale për Ibraaz dhe në vitin 2012 ishte folëse në BBC World's award-winning program The Doha Debates. Në vitin 2015 ajo kuroi një ekspozitë grupore mbi miniaturat bashkëkohore islamike, të titulluar Minor Heroisms, për Galeri Zilberman (Stamboll) si dhe ekspozitën e njohur personale të Sadik Kwaish Alfraji, Driven by Storms (Ali's Boat) në Ayyam Gallery, në Dubai, për të cilën Nat editoi monografinë e parë të artistit, e publikuar nga Schilt Publishing. Në vitin 2016 ajo editoi monografinë e Nancy Atakan, Passing On, publikuar nga Kehrer Verlag, si dhe ekspozitën e saj personale Sporting chances në Pi Artworks (Londër). Ekspozita e saj e fundit mbi temën kohore të humbjes së trashëgimisë kulturore But Still Tomorrow Builds into My Face, u hap në Lawrie Shabibi Gallery, gjatë Art Dubai. Nat është caktuar si kuratore e ftuar për A.M.Qattan 2016 Young Artist of the Year Award për artistët palestinez.