• Shkolla Verore si Shkollë 2016
Ligjeratat dhe Prezentimet Publike

Programi Publik SSAS 2016
3-17 korrik, 2016

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtina
Republika e Kosovës

SSAS 2016 Programi Publik

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të shpall Programin Publik të Shkolles Verore si Shkollë (SSAS) 2016.

Me 3 Korrik, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë do të hapë Salon de Fleurus në Klubin e Boksit.

Me 4 Korrik, Programi Publik vazhdon me prezentimin Rupture, Syncopation and Bridges të Anri Salës dhe me prezentimin e Renaud Proch, drejtor i Independent Curators International (ICI), Nju Jork.

Programi Publik SSAS shërben si platformë e përbashkët e udhëheqësve të kurseve, studentëve, ekipit të SSAS dhe publikut.

Programi publik përfshin ekspozita, përformanca, konferencë, ligjerata dhe prezentime.

Programi Publik SSAS do të vazhdoj deri me 17 Korrik me një seri të prezentimeve dhe ligjeratave të orkestruara me kujdes të cilat ndodhin pothuajse për çdo mbrëmje gjatë gjithë kohëzgjatjes së SSAS, të dizajnuara të jenë më shumë se vetëm edhe një shërbim për publikun.

Ligjeratat dhe prezentimet nga Anne Barlow, Branislav Dimitrijević, Doorman of the Salon de Fleurus, Ana Dzokić dhe Marc Neelen, Rike Frank, Felix Gmelin, Petrit Halilaj, Bujar Hoxha, Liburn Jupolli, Vjollca Krasniqi, Joa Ljungberg, Miran Mohar, Nat Muller, Renaud Proch, Amila Ramović, Anri Sala, Leunora Salihu, Selma Selman, Milica Tomić, Jelena Vesić, Anna Witt, Blerta Zeqiri dhe Konferenca e SSAS me Dukagjin Pupovci, Branislav Dimitrijević, Besa Luzha, Bujar Hoxha, Miran Mohar, Albert Heta, Lindita Tahiri, Rike Frank, Felix Gmelin, Jelena Vesić, Besa Luci, Yll Rugova janë elemente përbërse të SSAS 2016, të projektuara për publikun e gjërë, por të cilat funksionojnë edhe si intervenime në modulin e kurseve të SSAS.

Programi Publik SSAS për pjesëmarrësit paraqet një multidisiplinaritet relevant dhe aktual; të cilat në përbërëje ndërthurrurin art bashkëkohor, urbanizmin, sociologji, studimet e kultures dhe shkencat politike.

Tashmë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka hapur Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë, që po ashtu ndërlidhet me SSAS 2016.

Programi Publik i SSAS 2016:

E Diel, 3 Korrik 2016
20:00 Hapja Salon De Fleurus

E Hënë, 4 Korrik 2016
19:00 Anri Sala
20:15 Renaud Proch

E Martë, 5 Korrik, 2016
19:00 Vjollca Krasniqi
20:30 Nat Muller

E Mërkure, 6 Korrik 2016
19:00 Branislav Dimitrijević
20:15 Rike Frank

E Enjte, 7 Korrik 2016
Konferenca SSAS
18:00
Me: Dukagjin Pupovci, Branislav Dimitrijević, Besa Luzha, Bujar Hoxha, Miran Mohar, Albert Heta, Lindita Tahiri, Rike Frank, Felix Gmelin, Jelena Vesić, Besa Luci, Yll Rugova

E Premte, 8 Korrik 2016
19:00 Amila Ramović
20:15 Felix Gmelin

E Shtunë, 9 Korrik 2016
20:00 The Doorman of Salon De Fleurus

E Hënë, 11 Korrik 2016
19:00 Leunora Salihu
20:15 Liburn Jupolli

E Martë, 12 Korrik 2016
Performance nga Selma Selman

E Mërkurë, 13 Korrik 2016
19:00 Joa Ljungberg
20:15 Bujar Hoxha

E Enjtë, 14 Korrik 2016
19:00 STEALTH.unlimited
20:15 Milica Tomić

E Premte, 15 Korrik 2016
19:00 Blerta Zeqiri
20:15 Miran Mohar

E Shtunë, 16 Korrik 2016
19:00 Anna Witt
20:15 Anne Barlow

E Diel, 17 Korrik 2016
20:00 Petrit Halilaj

SSAS është projekt i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, nisur në bashkëpunim me The Academy for Visual Arts (AVA), Lublanë.

SSAS 2016 implementohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në partneritet me AVA, Lublanë, Independent Curators International (ICI), Nju Jork, press to exit, Shkup, dhe ArsAevi, Sarajevë.

Mbështetësit kryesor të SSAS 2016:
ERSTE Foundation, The Austrian Federal Chancellery, Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe RIT Kosovo.

SSAS 2016 po ashtu përkrahet nga:
Culture for All - phase III, Komuna e Prishtinës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Independent Curators International (ICI) , Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra në Prishtinë, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, Austrian Embassy in Pristina, Embassy of the Republic of Slovenia Priština, Ambassade de France à Pristina, Youth Initiative for Human Rights Office in Belgrade, AMM, X-Print and DZG.

www.stacion.org