Ari Benjamin Meyers dhe Eva Birkenstock në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "Kunsthalle For Music" & "Brenda dhe jashtë hapësirës së ekspozitës" nga Ari Benjamin Meyers dhe Eva Birkenstock, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Ari Benjamin Meyers: Kunsthalle For Music
Artisti Ari Benjamin Meyers do të prezantojë "Kunsthalle For Music", një projekt i tij institucional në vazhdim i cili eksploron, shkel dhe zhvendos kufijtë midis disiplinave të muzikës dhe artit bashkëkohor dhe pranimin e tyre. Edhe pse nga pozicione të ndryshme në fushën e artit bashkëkohor, të dy ndajnë një interes për të sfiduar kufizimet e institucioneve të artit me një fokus të veçantë në praktikat interpretuese.
Ari Benjamin Meyers (1972, SHBA) jeton dhe punon në Berlin. Meyers është trajnuar si muzicient klasik, kompozitor dhe dirigjent pranë Juilliard School, Universiteti Yale dhe Instituti Peabody. Punimet e tij si artist siç janë Kunsthalle for Music (2018), Symphony 80 dhe Solo for Ayumi (që të dyja gjatë vitit 2017), hulumtojnë strukturat dhe proceset në kompozimin muzikor dhe lidhjen mes performuesit dhe audiencës. Praktikat e ndryshme të tij përfshijnë krijimin e performancave muzikore për skenë dhe hapësira ekspozuese. Ai ka bashkëpunuar me artistë si Tino Sehgal dhe Dominique Gonzalez-Foerster; bende muzikore si Einstürzende Neubauten dhe Chicks on Speed; dhe ansamblet klasike përfshirë Bavarian Radio Symphony Orchestra dhe Ansamblin Hong Kong New Music.
Punimet e tij të fundit janë shfaqur në Witte de With (2018), Bienalja e 14-të e Lion-it, Francë (2017); Spring Workshop, Hong Kong (2017); Lenbachhaus Mynhen, Gjermani (2017); Hamburger Bahnhof, Berlin, Gjermani (2016); Muzeu i Artit Modern, Varshavë, Poloni (2016); KW Instituti për Art Bashkëkohor, Berlin, Gjermani (2015).
Eva Birkenstock: Brenda dhe jashtë hapësirës së ekspozitës
Kuratorja Eva Birkenstock ka prodhuar projekte të ekspozitës, performancës dhe botimit që nga viti 2007. Puna e saj karakterizohet nga natyra e saj bashkëpunuese dhe përqendrimi i saj në ndërlidhjet e ligjërimeve të ndryshme dhe mënyrat e punës brenda fushës kulturore. Me rastin e punëtorisë, ajo do të prezantojë projektet e kaluara me një fokus të veçantë në formatet e bazuara në kohë brenda dhe jashtë hapësirës së ekspozitës.
Eva Birkenstock (Gjermani) është drejtoreshë në Kunstverein für die Rheinlande dhe Westfalen, Düsseldorf. Pas përfundimit të studimeve në Histori të Artit dhe Antropologji Kulturore në Kolonjë, Berlin dhe Havana, ajo ka punuar në pozita të ndryshme në Kunstverein në Hamburg, Halle für Kunst Luneburg dhe Kunsthaus Bergenz, Austri. Ne vitin 2014 ajo ka qenë kuratore në rezidencë në Ludlow38 në Nju Jork, nga 2015 deri 2018 e LISTE projekt të performancës në Basel. Praktika e saj kuratoriale karakterizohet prej natyrës bashkëpunuese dhe përqendrohet në ndërlidhjet mes diskurseve të ndryshme dhe moduleve të punës në sferën kulturore. Nëpërmes projekteve performuese, ajo së voni ka bashkëpunuar me artist si Melanie Bonajo, Keren Cytter, Vaginal Davis, keyon gaskin, NIC Kay, dhe Ian White dhe ka prezentuar debut personal nga Ei Arakawa, Ulrike Müller dhe Johannes Paul Raether ndër të tjerë. Ajo është redaktore e “On Performance”(Në përformancë) (me Joerg Franzbecker), „Art and Ideology After 1989“ (Arti dhe Ideologjia pas 1989) (me Max Jorge Hinderer Cruz/Jens Kastner/Ruth Sonderegger), „KAYA”, dhe ka nisur projekt-revistën Klassensprachen (me Manuela Ammer/Kerstin Stakemeier/ Jenny Nachtigall/Stephanie Weber). Aktualisht është duke përgatitur një ekspozitë personale të Eileen Quinlan në Düsseldorf si dhe publikimet monografike për Ei Arakawa dhe Alicia Frankovich (do të publikohen në verën e vitit 2019).