Programi i Shkollës për Filmin: Communion nga Keti Chukhrov në Shkolla Verore si Shkollë 2019
20 gusht, 2019, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj Programin e Shkollës për Filmin: “Communion” nga Keti Chukhrov, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Communion (2016, 23.58 ', video HD me titull anglisht). Bazuar në shfaqjen origjinale nga Keti Chukhrov, 2009. Përkthim: Stephany Sandler, Marijeta Bojovich, Kevin Platt, Bela Shayevich, Ainsley Morse. Producent: Olga Shirokostup. Redaktimi i videos: Victor Alimpiev. Performuesit: Vera Kuznetsova, Keti Chukhrov, Anastasia Ivanova. Kamera: Sergey Shilovs. Koreografia: Natalia Obelchak. Tingulli: Victor Timshin dhe STUDIO TEAMSOUND. Muzika: Nikolay Krasotkin. Mbështetur nga Fondacioni Rosa Luxemburg (Moskë).
"Communion" shpaloset si përplasja midis 3 personazheve femra: deprore, e paedukuar – e punesuar dhe përfaqësuese e elitës kulturore, të cilët ndodh që përçojnë vlerat e fesë dhe ngritje shpirtërore, duke folur kështu në emër të autoritetit shoqëror dhe fuqisë etike. Drama është një përpjekje për të zbuluar hipokrizinë në institutin e besimit, i cili pretendon të përshtatet retorikën e virtytit, por që buron nga shtypja. Ai vë në pikëpyetje çështjen e bashkësive në kushtet e pabarazisë ekstreme të çiftuar nga hegjemonia shoqërore e elitave, e manifestuar si dhe një dominim intelektual dhe kulturor. Duke eksploruar mundësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit midis njerëzve me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore, vepra ndërthur elemente të filmit, teatrit, poezisë dhe muzikës. Communion ofron pak shpresë, duke treguar se shpirtërorja kulturore dhe fetare nuk ndihmon kundër përçmimit ndaj inferiorëve socialë, as zgjidh problemet ekonomike, apo ideologjike me të cilat përballemi. Ajo vë në dyshim se cila klasë sociale sot është hegjemonike në mënyrë të egër: një mjeshtër shpirtëror populist ose një teknokrat i majtë i shkolluar.
Keti Chukhrov (Shkolla e Lartë e Ekonomisë, Departamenti i Studimeve Kulturore) është ScD në filozofi, një profesoreshë e asociuar në Departamentin e Studimeve Kulturore në Shkollën e Lartë Ekonomike të Universitetit Kombëtar të Kërkimit. Aktualisht ajo është një anëtare e Marie Sklodowska Curie në Mbretërinë e Bashkuar, Wolverhampton Un-ty. Është autore e shumë tekste mbi teorinë e artit, kulturën, politikën dhe filozofinë. Librat e saj përfshijnë To Be—To Perform. ‘Theatre’ në Philosophic Critique of Art (Spb: European Un-ty, 2011), dhe Pound &£ (Logos, 1999) dhe një vëllim të shkrimit dramatik: Merely Humans (2010) dhe War of Quantities (Lufta e Kuantiteteve) (2003). Interesat dhe botimet e saj kërkimore merren me 1. Ndikimin e ekonomisë politike socialiste në epistemat e socializmit historik 2. Filozofinë e performimit, 3. Sistemet e artit dhe 4. Neo-humanizmi në kushtet e teorive post-njerëzore. Libri i saj i ardhshëm merret me epistemologjitë komuniste në filozofinë dhe kulturën marksiste sovjetike të viteve 1960-të dhe 1970-ta. Me video-shfaqjen e saj “Love-machines” (Makineritë e Dashurisë) ajo mori pjesë në Asamblenë Bergen (2013) dhe "Specters of Communism" (Spekatorët e Komunizmit) (James Gallery, CUNY, Nju Jork, 2015). Videoja e saj e fundit “Communion” ishte në Trienialën e Ljubljanës U-3 “Beyond the Globe” (Përtej Globit) (2016, cur. B. Groys).