• Fituesit e YVAA në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Fituesit e YVAA në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Qëndresa Deda, Nadežda Kirćanski dhe Lek M. Gjeloshi, moderuar nga Adrian Deva në Shkolla Verore si Shkollë 2019
17 gusht, 2019, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit

Shkolla Verore si Shkollë
5 - 21 gusht, 2019

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj prezentim nga fituesit e YVAA Qëndresa Deda, Nadežda Kirćanski dhe Lek M. Gjeloshi, moderuar nga Adrian Deva, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Qëndresa Deda, Nadežda Kirćanski dhe Lek M. Gjeloshi janë fituesit dhe finalistët e çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) nga Shqipëria, Kosova, dhe Serbia.

“Artistët e së Nesërmës”, organizohët në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, “Çmimi Ardhje” organizohët në Shqipëri nga ZETA Qendra për Art Bashkëkohor, Remont Galerija, Nagrada “Dimitrije Bašičević Mangelos” janë pjesë e pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor me këtë panel tenton të bëjë ndërlidhje me punën e institucioneve bashkëpununese të rajonit dhe të artistëve, të fituesëve pjesë e YVAA, me Shkolla Verore si Shkollë dhe me PLATFORM A4, të inicuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina dhe Rrjeti i Institutcioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, që ka për qëllim gjenerimin e strategjive të reja rajonale, reformën e politikave publike, dhe të nisë bashkëpunim për mekanizma të përkrahjës për art dhe kulturë, duke ndikuar në zhvilliminet shoqërore dhe ekonomike në rajon, në fokus të katër shtete pjesë e PLATFORM 4.

Qëndresë Deda (1988) ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Dizajn Grafik (2008 – 2010). Aktualisht studion në Universitetin e Ljubljanës, Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajn – Department i videos dhe mediave të reja.

Qëndresë Deda është artiste që punon përmes disiplinave të ndryshme, zakonisht duke vënë vetën në rol të objektit dhe subjektit. Kur shfrytëzon fotografinë, ajo e trajton kamerën si pasqyrë. Edhe pse puna e saj duket të jetë personale dhe intime, ajo merret me fenomenet e rrethanave të menjëhershme.

Lista e disa ekspozitaveve të zgjedhura individuale dhe kolektive: Çmimi Artistët e sënesërmës 2016 (finaliste) – Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, 2016, Do you want something sweet? - Obalne galerije Piran (ekspozitë kolektive) maj 2015, Bienalja e artit grafik Ljubljana (28 gusht - 3 dhjetor 2015), (Pjesa II) Program shkëmbimi i artistëve të rinj nga Kosova në Villa Romana – mars 2015, Çmimi Aristët e së Nesërmës (finalist) - GAK – 2014, Hajde, Here And There, solo, mars 27. 2014 – prill 25. 2014 – Qendra Kulturore Tobacna 001 - kurator: Alenka Trebušak,!, It Doesn't always have to be beautiful unless it's beautiful, Çmimi Muslim Mulliqi, Galeria e Arteve e Kosovës,30.05.2012 – 30.07.2012, kuruar nga Galit Eilat & Charles Esche, maj 2012, Prishtina, AFTERMATH - CHANGING CULTURAL LANDSCAPE – Tendencat e fotografisë të angazhuar bashkëkohore Post-Jugosllave, përzgjedhja e artistëve nga Kosova, Çmimi Gjon Mili, Galeria e Arteve e Kosovës, 13.09.2013 – 13.10.2013, kuruar nga Frits Gierstberg, Prishtina, Bienalja XV de la Mediterranée – Symbiosis – Selanik 2011, Alone together: photography and the other, D me Qendresa Deda – Projekt kuratorial nga Albert Heta - 16/12/2010 - 29/1/2011, Right Turn - Turn Right, kuruar nga Lulezim Zeqiri, Galeria Trafik, Prishtina, Ekspozitë personale në ECF (L'Espace Culturel Francais), Prishtina, Perspektiva 2010, kurar nga Erzen Shkololli, Tetris - Hapësira Manipuluese, Prishtina.

Puna e Qëndresë Deda e ekspozuar në ekspozitën e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 ka të bëjë me çështjet e identitetit, “hapësirë utopike” të lirisë, refuzimit, dhe të gjithë etiketimeve që mund t’i refuzosh, peshës së rëndë të çkado që mban me vete, rëndësisë së krijimit të hapësirës, dhe kur nuk ke hapësirë që përdor trupin-vetën si hapësirë.

Nga pjesët simbolike të imazheve, Qëndresë Deda ka ndërlidhur imazhin e “gurit”, që ka qenë metaforë për mitin e Sizifit dhe të peshës së rëndë me tekst, që ka qenë pjesë e ekspozitës para dy viteve, që për të ka një vend me rëndësi për pozitën në të cilën ajo qëndron në tash (si dhe të gjithë ne). Tjetërsinë që shihet në ne, profesioni, zhvendosja si dhe univerzalja me dëshiru dhe nevoja për liri.

Nadežda Kirćanski (1992, Zrenjanin, RS) artiste vizuale. Ajo u diplomua nga Fakulteti i Arteve të Bukura në Beograd, Departamenti i Skulpturës. Aktualisht është kandidate e doktoratures në të njëjtin fakultet. Praktika artistike e saj përdor një varg medie, duke përfshirë vizatimin, objektet dhe instalacionet në vende të ndjeshme.

Nadežda shqyrton përplasjen e realiteteve socio-politike dhe gjuhën bashkëkohore të rinjve, duke shpalosur punën e papranuar emocionale, fizike dhe intelektuale te tyre. Në vitin 2018 ajo u nderua me çmimin 'Dimitrije Bašičević Mangelos' dhe u nderua nga Çmimi për vizatimin e Fondacionit Vladimir Veličković. Asaj gjithashtu i’u dha çmimi me 'Sreten' Stojanović, profesor i AFA' për arritjet në skulpturë për vitin 2017.

Lek M. Gjeloshi (1987, Shkodër, Shqipëri) studioi Arte Vizuele në Akademinë e Arteve të Firences, në Itali (2010). Praktika e tij artistike fokusohet në përpunimin e një intensiteti të veçantë që çliron mungesa e një objekti të paracaktuar kërkimor. Duke kaluar nga video deri tek punët specifike në vend dhe në veprime tjera konceptuale, aplikimi i drejtpërdrejt – pamore apo të dukshme – punët e tij janë realizuar në marrëdhënie intime me hapësira model dhe të gjetura.

Ndër ekspozitat personale: “Everlast” kurar nga Vala Osmani në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë (Prishtinë, 2019); “Sleepwalkers” në Galerinë Zeta (Tiranë, 2018); “All my colours turn to clouds” (Të gjitha ngjyrat të mia shndërrohën në re) në Villa Romana (Firencë, 2016); “Off-cells” në Galerinë e Arteve të Shkodrës (Shkodër, 2016). Në vitin 2016 u shpall fitues i çmimit “Ardhje” për artistët e rinj, organizuar nga TICA – Tirana Institute of Contemporary Art në Shqipëri. Në 2015-ën ishte fitues i çmimit “Idromeno”. Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash kolektive që nga viti 2007, si: “Ex Gratia”, kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Paterlini në Collezione Iannaccone (Milano, 2018); “A time for dreams”, kuruar nga David Elliott në Muzeun e Artit Modern Moskë (Moskë, 2014); “Fuori Posto”, “Nuovo Cinema Masaccio” dhe “Lontano da dove?”, kuruar Pier Luigi Tazzi në Casa Masaccio dhe në Fondacionin Lanfranco Baldi (Firence, 2014, 2013, 2012). Në vitin 2018 ishte artist në rezidencë në Residency Unlimited, Nju Jork.

Adrian Deva është piktor dhe mësimdhënës i artit. Ai ka përfunduar studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, ku ka studiuar Arkitekturën (1992-1994) dhe Pikturën (BFA 1998) dhe stumet e tij post diplomike në Eastern Michigan University (MFA 2004), gjithashtu me koncentrim në pikturë. Ai është duke dhënë mësime të artit në nivel universiteti që nga viti 2003, dhe nga viti 2008 është ligjërues në Penny W. Stamps School of Art and Design, University of Michigan. Puna e tij kreative sintetizon ndikimin nga një numër burimesh siç janë: migrimi dhe akulturimi, lëvizjet në trendet kulturore dhe reflektimet e tyre në estetikë, art dhe idologji, kiç bashkëkohor dhe “estetika e arritshme.”