Artistët e së nesërmes 2017

Konkurs për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2017 për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Ambasada e SHBA në Kosovë

Afati i fundit për aplikim është 20 Korrik 2017.

Rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni deri më 25 Korrik 2017.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës Prill / Maj 2018, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2018.

Nëse obligimet tjera e pamundësojnë artistin/ en të marrë pjesë në programin rezidencial, gjatë kohës së specifikuar për qëndrim në SHBA, ata duhet të konsiderojnë të aplikojnë në edicionet e tjera.

Artistët që punojnë në fushën e artit bashkëkohor, që përfshijnë punën në pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediat e reja dhe art performues inkurajohen të aplikojnë.

Artistët nuk mund të aplikojnë me punë në artet aplikative, dizajn, teatër, vallëzim dhe film artistik.

E drejta për t'u zgjedhur
Çmimi “Artistët e së nesërmes” është i krijuar për artistët e rinj deri në moshën 35 vjeçare.

Në konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2017, mund të marrin pjesë artistët individual dhe artistët që punojnë në grup, puna e të cilëve i plotëson kriteret e çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Programi i qëndrimit rezidencial mund të pranojë vetëm një artist për secilin shtet, brenda një viti.

Aplikuesit për çmimin “Artistët e së nesërmes” duhet të kenë qenë aktiv si artist në Kosovë gjatë së paku 3 viteve të fundit, të kenë 3-5 projekte - vepra referencë, dhe të kenë marrë pjesë në ekspozita të organizuara në institucione të artit, si galeri, qendra arti, muze, ose të kenë krijuar punë në hapësira publike.

Artistët që nuk kanë nënshtetësi kosovare duhet të jenë të njohur për kontributin e tyre në zhvillimet në skenën e artit në Kosovë në 3 vitet e fundit, dhe zhvilimi i tyre artistik duhet të ketë lidhje të konsiderueshme me Kosovën.

Artistët emigrantë duhet të jenë pjesë të komunitetit artistik të vendit dhe që kanë ekspozuar rregullisht në Kosovë së paku gjatë 3 viteve të fundit.