Boris Buden në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "A ka arti bashkëkohor një gjuhë amtare?" nga Boris Buden, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Qysh në kthesën e vet gjuhësore / konceptuale, arti bashkëkohor ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë që ka gjuha për praktikat e tij të ndryshme. Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zbuluar se gjuha gjithashtu mund të bëhet problemi i tij i madh. Shembulli më i mirë jep “shpikjen” e IAE (International Art English), si dhe polemikat që ka shkaktuar. Dikur besohej se ishte "gjuha amtare" e artit bashkëkohor, Anglishtja - ende “lingua franca” e botës globale - duket se po bie poshtë sot. Cfarë do të thotë kjo për mënyrën se si ne bëjmë art dhe flasim për të? Dhe cilat janë pasojat sociale dhe politike të këtij transformimi?
Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka doktoruar në teori të kulturës nga Universiteti Humboldt, në Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese “Arkzin” në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulturë. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Zigmund Frojd. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [Gropa e Babel: A është kultura e përkthyeshme?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Premtimet e nje koncepti] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zona e Tranzicionit: Në fund të post komunizimit] (2009). Buden është pjesë e European Institute of Progressive Cultural Policies (Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive) - eipcp në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.