Boris Buden në Shkolla Verore si Shkollë 2018
27 korrik, 2018, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Shkolla Verore si Shkollë
16 korrik – 2 gusht, 2018
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj “Kolonializmi i Vernakulares: Përshtypja e një Artisti” nga Boris Buden, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018.
Thënia e famshme “Një artist që nuk flet gjuhën angleze nuk është artist” e Mladen Stilinovic ngjall një gjendje historike që ngjan më shumë si mesjeta sesa bashkëkohshmëria globale e të tashmes sonë. E atribuon krijimin artistik tërësisht tek elita e Lingua Franca (e re), përderisa ia mohon tërësisht sferës së guhës së folur vernakulare. Në fakt ka kontradikta mes tendencës së kapitalit global që sot sheh mundësinë më të madhe për zgjerim – për valë të reja të akumulimit – pikërisht në adresimin e publikut vernakular dhe hapjes së pazareve vernakulare. A do të ndajë të njëjtin fat arti tërësisht i përkushtuar në gjuhën angleze me të gjitha lingua franca-të, të cilat siç dihet janë mbytur nga vetë elitat e tyre?
Boris Buden është shkrimtar, kritik i kulturës dhe përkthyes. Ai ka studiuar filozofi në Zagreb dhe ka pranuar titullin për PhD në Teori të Kulturës nga Universiteti Humboldt, Berlin. Në vitin 1990 ai bëhet themelues dhe redaktor i revistës dhe shtëpisë botuese Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tematika të lidhura me filozofi, politikë, kritikë arti dhe kulture. Mes përkthimeve të tij në gjuhën kroate dallohen disa nga punimet më të rëndësishme të Sigmund Freud. Ai poashtu ka bashkë-redaktuar një numër librash ndërkaq mes tjerash është edhe autor i Der Schacht von Babel: Ist Kultur übersetzbar? [The Pit of Babel: Is Culture Translatable?] (2004), Übersetzung: Das Versprechen eines Begriffs [Translation: Promises of a Concept] (2008) (me Stefan Nowotny), Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus [Zone of Transition: On the End of Post-communism] (2009). Buden është pjesë e Institutit Evropian për Politika Kulturore Progresive në Vjenë. Aktualisht ai jeton dhe vepron në Berlin.