• Summer School As School 2016
Bujar Hoxha: Semiotika e Partenonit si shtyllë e Demokracisë Moderne
Shkolla Verore si Shkollë
3-18 Korrik, 2016

Programi Publik
E Mërkurë, 13 Korrik 2016, ora 21:15

Bujar Hoxha
Semiotika e Partenonit si shtyllë e Demokracisë Moderne

Vendi: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës


Si mundet Partenoni të jetë sinonim për demokraci dhe pse?

Çfarë është ajo që i bën shtyllat greke aq tërheqëse për demokracitë moderne?

A është Prerja e Artë sistem racional / harmonizues / në proporcionet njerëzore, dhe nëse është, a është Demokracia një prerje e artë qytetëruese apo vetëm një spektakël / manipulim i syrit / mendjes.
Në mënyrë që të interpretohet ikonografia e Partenonit në lidhje me demokracinë moderne, do të aplikohet metafora e përkthimit, në lidhje me transpozicionet e shumëfishta nëpër të cilat ka evoluar ndërtesa. Pikërisht kjo i referohet arkitekturës si një punë arti sikur “simptomë që shprehë veten në simptoma të panumerta të simptomeve të tjera” (Panofsky) që lidhen me kontekstet më të gjëra kulturore. Për më teper “përkthimi” do të ndodhë në një lëvizje të dyfishtë të pastrimit dhe ndotjes, specificitetit dhe hibreditetit, ndërmjet analizës semiotike dhe ikonologjike – dialektika e fjalës dhe imazhit.

Një diskurs i tillë i dyfishtë imponon gjenerimin e një procesi të rëndësishmërisë; lidhjet aktantiale të Greimasian mund të pasqyrojnë kontradikta vivide, që nënkuptojnë një proces subjektivizimi, kështu duke manifestuar vetën drejt një taksonomie pasionuese si dëshprimi dhe manipulim, larg strukturave të gatshme që shihen si shenja që dalin nga objektet e analizuara arkitektonike.

Dr. Bujar Hoxha ka lindur në vitin 1966 në Shkup, Maqedoni. Ai ka përfunduar shkollimin primar dhe sekondar në vendlindje. Ai u regjistrua në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit me 1984 dhe ka diplomuar me 1989: Gjuhë dhe Leteresi Angleze dhe Gjuhë dhe Letërsi Italiane. Ai ka kryer studimet post-diplomike në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, me tezen e tij në “Semiotikë dhe Karakteret të Othello dhe Rigoletto” me 1998. Ai ka regjistruar studimet e doktorates dhe i ka përfunduar në vitin 2008 me tezen “Pikëpamjet teorike dhe metodologjike të Umberto Eco: poetikë e punës së hapur”. Ai ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar” me 2014, dhe aktualisht punon në Universitetin e Europës Jug-Lindore në Tetovë dhe Shkup, Maqedoni, nga viti 2001. Deri tani Dr. Hoxha ka dhënë mësim në lëndet: Teori dhe Letërsi, Teatri i Shakespearit, Hyrje në Shkencat e Komunikimit, Teori e Komunikimit, Komunikim Multikulturor, Qasjet Semiotike në Komunikim.

Nga publikimet dhe aktivitetet e tij shkencore dikush mund të numëroj si në vijim: dy romane në shqip: “Rruga për në Olimp”, Asdreni, Shkup, 1995, dhe ‘Rruga për në Olimp”, Asdreni, Shkup, 1995, and “Ludvig Vani dhe une ishim vetem”, Shkupi, 2006. Ai ka publikuar edhe: “Cultural Heritage and Identity: the Albanian Experience”, në ‘Albanian Journal of Educational Studies”, Tiranë, Shqipëri, 2014; “Normality vs. Abnormality in a Child’s Behavior”, European Scientific Journal, Maqedoni, 2014, “A Paradoxical Way of Communication in Children with Autism” në “Sociology of Study:”, Illinois, SHBA, 2015, dhe “Sui limiti della semiotica. La soggettività opposta all’oggettività”, në EC – Rivista italiana degli studi semiotici, University of Palermo, Palermo, Italy, në 2016.