Cesare Pietroiustit në Shkolla Verore si Shkollë 2019
Shkolla Verore si Shkollë
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të prezentoj "Format Paradoksale të Ekonomisë" nga Cesare Pietroiustit, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2019.
Praktika e artit së Cesare Pietroiustit fokusohet në problemet dhe situatat paradoksale që janë të fshehura në marrëdhëniet e përbashkëta dhe në aktet e zakonshme - mendime që vijnë në mendje pa ndonjë arsye, shqetësimet e vogla, pothuajse-obsesione që zakonisht konsiderohen të parëndësishme për t'u bërë çështje diskutimi, ose pjesë e vetë – prezantimit.
Në 1994 Pietroiusti ishte i gatshëm për të bërë gjëra 'të dobishme' për këdo nga audienca që bënte kërkesë: ai shëtiste qen, dha ineksione, pastroi bodrume, dhe më shumë. Në vitin 1997 ai botoi “Mendime Jo Funksionale” (Morra, Napoli), një libër i vogël që përmban përafërsisht njëqind ide të padobishme, parazitare ose të papërshtatshme për t'u realizuar si projekte të artit nga dikush. Disa nga këto ide janë ekzekutuar nga artistë dhe kuratorë, siç është ekspozita "Demokracia!" (Londër, 2000).
Në vitet e fundit Pietroiusti përqendrohet kryesisht në temën e shkëmbimit, dhe mbi paradokset që lindin në vatrat e sistemeve dhe rregullave te ekonomisë. Duke filluar nga viti 2004 ai transformoi në mënyrë të pakthyeshme kartëmonedhat që i janë dhënë nga njerëzit e tjerë; shpërndau mijëra vizatime (gjithmonë copa unike, të numëruara dhe të nënshkruara në mënyrë individuale) pa pagesë; tregime të shitura; kartëmonedha të gëlltitura në fund të një ankandi të cilat më pas ua ktheu ofertuesve të suksesshëm pas zbrazjes së tyre; hapi një dyqan ku mallrat për shitje janë kartëmonedhat, dhe monedhat e perdorura për të blerë ato ishin vështrimet e klientit; seri shfaqjesh ku puna e artit nuk është në shitje në shkëmbim parash, por të ideve, komenteve ose sugjerimeve më të mira të vizitoreve.
Cesare Pietroiusti është artist që jeton në Romë, kryesisht është i preokupuar me situatat problematike dhe paradoksale që janë të fshehura në marrëdhënie të rëndomta dhe në veprimet e zakonshme. Në veçanti, nëpërmjet veprimeve performuese, praktika e tij trajton marrëdhëniet ndërmjet logjikës së ekonomisë, shkëmbimit dhe vlerës së perceptuar të artit. I trajnuar si mjek, Pietroiusti studioi psikiatrinë në fund të viteve të 1970-ta. Libri i tij si artist Lensieri non-funzionali(1997) - Mendimet Jo Funksionale (2000) dokumenton shumë nga projektet e tij, si ato të realizuara ashtu dhe ato të parealizuara (www.nonfunctionalthoughts.net). Si individualisht ashtu edhe si anëtar në kolektive të ndryshme, Pietroiusti mori pjesë në ekspozita individuale dhe kolektive që nga viti 1977, duke përfshirë “Exhibit A” (Galeria Serpentine, Londër, 1992); “NowHere” (Muzeu i Luizianës, Humlebæk, 1996); Bienalja e Venedikut (1990, 1999, 2003); Bienalja e Tiranës (2005), Performa 07, Nju Jork (2007) dhe Bienalja e Athinës (2009). Projektet individuale të tij u mbajtën në Jartrakor, Romë (1978, 1980, 1983, 1984, 1985), Studio Casoli, Milan (1987), Galeria Alice, Romë (1989); Galeria Primo Piano, Romë (1994); Galeria Ikon, Birmingham (2007); MaMbo, Bolona (2008, me Stefano Arienti); Franco Soffiantino Galeria, Torino (2009); dhe Galeria Wilkinson, Londër (2009). Pietroiusti ka qenë profesor i praktikës të studios në Universitetin e Venedikut (IUAV) nga viti 2004 deri në 2015 dhe profesor MA i fakultetit në Institutin e Arteve në Boston (2009-2016), si dhe kurator në programin e rezidencës Fondazione Ratti në Komo (2007-2011). Bashkë-themelues i shumë projekteve artistike, përfshirë hapësirën eksperimentale Jartrakor në Romë (1977-1985), Gruppo di Piombino (1986-1992) Giochi del Senso e/o Nonsenso (1996), Oreste (1997-2001), Nomads and Residents në Nju Jork (2000-2001), Trastevere 259 (2006-2011), dhe Museo dell'Arte Italiana në Esilio (2010-2011), Lu Cafausu (2007-në vazhdim), Pietroiusti është një nga themeluesit e Fondacionit Lac o Le Mon (2015-) një shtëpi e vjetër në Italinë jugore që është shëndruar në hapësirë për hulumtime artistike, eksperimentale dhe pedagogji ndërdisiplinore.